TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BIK-u reagon për arrestimin e të dyshuarit për spiunazh: Rinia të mos bie në kurthet e rrymave devijante

nga Tëvë1
9 Maj, 2025
2
A A
BIK-u reagon për arrestimin e të dyshuarit për spiunazh: Rinia të mos bie në kurthet e rrymave devijante

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot në Hytbe ka përçuar një mesazh në lidhje me arrestimin e një personi të dyshuar për spiunazh e veprimtari armiqësore dhe përhapje të ideologjive ekstreme fetare në Kosovë.

Myftiu Tërnava ka thënë se ky rast ka të bëjë me një person që dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e sigurisë së Serbisë me qëllim që të keqpërdorë fenë islame në Kosovë.

Derisa, Myftiu thotë se i dyshuari për interesa të Serbisë kishte shkuar për në Siri për të luftuar dhe shfrytëzuar agjenda të ndryshme kundër fesë islame dhe kombit.

Postimi i plotë i BIK-ut:

Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot u përçua ky mesazh:

Të dashur besimtarë !

Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe arrestimit të një personi të dyshuar për spiunazh e veprimtari armiqësore dhe përhapje të ideologjive ekstreme fetare në Kosovë, në dobi dhe për interesa të Serbisë, ndjejmë për obligim të reagojmë qartë dhe me përgjegjësi.

Ky rast, siç është raportuar nga mediat dhe institucionet relevante të sigurisë, ka të bëjë me një person që dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet e sigurisë së Serbisë, me qëllim që të keqpërdorë fenë islame si pretekst për përhapjen e rrymave të dëmshme në mesin e rinisë sonë, për ta infektuar mendjen e tyre duke dëmtuar fenë tonë të pastër Islame, imazhin e kombit dhe shtetit tonë të Kosovës.

Madje, ai person, në emër të fesë, për interesa të Serbisë, kishte shkuar edhe në Siri, në një luftë që Ne, prej fillimit e kemi sqaruar se nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame, por që është shfrytëzuar për agjenda të ndryshme, kundër fesë tonë dhe kombit tonë.

Vëllezër besimtarë!

Islami është fe e paqes, e mëshirës dhe e respektit për rendin dhe drejtësinë. Islami e mbështet shtetin, sigurinë dhe është kundër tradhtisë. Ta tradhtosh një person është prej mëkateve të mëdha në Islam, e lëre më të tradhtosh kombin, shtetin dhe vetë fenë, duke e shfrytëzuar atë si pretekst për t’i shërbyer armikut.

Në këtë kontekst, përshëndesim veprimin e institucioneve tona të sigurisë dhe shprehim kundërshtimin e fortë ndaj çdo forme të përpjekjeve për instrumentalizimin e fesë për qëllime politike, propagandistike apo të spiunazhit. Këto veprime janë sulm ndaj shtetit, ndaj shoqërisë dhe sulmi më i madh ndaj vetë fesë së pastër Islame

Të dashur besimtarë,

Ju bëjmë thirrje të gjithëve – veçanërisht rinisë sonë – që të keni kujdes të shtuar dhe të mos bini në kurthet e rrymave devijante, të cilat synojnë t’ju mashtrojnë në emër të fesë. Mos lejoni që askush të përdorë emrin e Zotit për qëllime armiqësore dhe të errëta.

Ju ftojmë që:

  • Të merrni mësimet fetare vetëm nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe nga imamët e saj të autorizuar, në xhamitë anë e kënd Kosovës, që janë shtëpi të Zotit dhe që nuk mund të zëvendësohen asnjëherë me kthina apo lokale të ndryshme, prapa të cilave nuk dihet se kush qëndron;
  • Të mos ndiqni individë apo platforma anonime që pretendojnë të shpërndajnë dije islame, por që në thelb mund të jenë mjete të propagandës së agjendave të qarqeve të huaja që janë kundër kombit, shtetit dhe fesë sonë;
  • Të jeni të vetëdijshëm se prapa këtyre përpjekjeve mund të fshihen qarqe që punojnë kundër besimit tonë, kundër shtetit të Kosovës dhe kundër bashkëjetesës sonë fetare e kombëtare.

Mos harroni se dashuria për atdheun është pjesë e besimit, ndërsa mbështetja për shtetin është obligim fetar dhe qytetar.

Si besimtarë të devotshëm, kemi qenë dhe duhet të mbetemi pjesë e mbrojtjes së paqes, unitetit dhe identitetit kombëtar. Ne qëndrojmë përkrah institucioneve tona në çdo përpjekje për ta mbrojtur vendin tonë nga ndikimet e huaja dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të sigurt dhe të ndriçuar në dritën e dijes së vërtetë fetare islame.

Le të jemi të bashkuar, të vëmendshëm dhe të qëndrueshëm. Le të mos lejojmë askënd që të keqpërdorë fenë dhe ekstremizmin për të na përçarë, për të na manipuluar apo për të na kthyer kundër njëri-tjetrit.

Kudo që dëgjoni qëndrime radikale dhe ekstremiste, pavarësisht natyrës së tyre, duhet ta dini se prapa tyre mund të fshihen qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, fesë tonë , kombit tonë dhe që synojnë përçarjen, cenimin e bashkëjetesës si vlerë e kombit tonë.

Është detyrë e jona të jemi syçelë e vigjilent, ta ruajmë shtetin dhe fenë, të mos biem pre e provokimeve të ndryshme dhe të raportojmë rastet ku kemi dyshime.

Zoti na ruajttë neve dhe atdheun tonë nga çdo e keqe!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Veteranët e UÇK-së me agjendë të veçantë, nuk do të marrin pjesë në organizimin e qeverisë

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Edhe një i lënduar tjetër nga thika në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Veteranët e UÇK-së me agjendë të veçantë, nuk do të marrin pjesë në organizimin e qeverisë

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Emisioni “Info Nata” 09.05.2025

Emisioni “Info Nata” 09.05.2025

Edhe një i lënduar tjetër nga thika në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X