TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BIK kundër fertilizimit të asistuar mjekësor, Tërnava tregon rastet kur lejohet sipas Islamit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
BIK kundër fertilizimit të asistuar mjekësor, Tërnava tregon rastet kur lejohet sipas Islamit

Për dy çështje të cilat janë diskutuar kohëve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ajo e Kodit Civil, i cili lejon martesën e gjinisë së njëjtë, dhe ajo e Ligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar, myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka treguar qëndrimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava, martesën mes gjinisë së njëjtë e ka cilësuar haram, si dhe rreptësisht të ndaluar.

“Unë mundohem ta kuptoj pozitën edhe strategjike edhe gjeopolitike që ka Kosova, mundohem ta kuptoj edhe gjendjen politike që ka tani Kosova, mirëpo kjo assesi nuk guxon askujt t’i jap të drejtë që ai të bëjë diçka që shkon në dëm të ardhmërisë së vendit tim. I pëlqej dikujt, si pëlqej, pak qon peshë ajo. Fjala e Zotit është fjala e Zotit, porosia e Zotit është porosia e Zotit, porosi e Muhamedit a.s.. Le të thotë kushdo çka don. Martesa e të njëjtës gjini është haram, rreptësisht e ndaluar dhe u kry ajo punë”, ka thënë ai në emisionin “Fanari” në Tëvë1.

Ndërsa, për Ligjin e shëndetit riprodhues dhe fertilizim të asistuar, myftiu ka thënë se feja Islame është një fe që i përkrahë të arritur shkencore në mjekësi, por metoda që të blihen vezoret si një artikull ushqimor në fenë Islame nuk lejohet.

“Çifti bashkëshortor mund të ketë probleme njëri apo tjetri, dhe sigurisht Islami është fe që avancon dhe përkrahë të arriturat shkencore teknologjike. Elhamdyrillah, shkenca ka arritur shumë edhe në aspektin mjekësor. Zbulon dhe mund të marrë nga njëri të vendos, po them nga burri të vendos vezoret e femrës, apo nëse jo të marrë nga fryma vezor dhe nga mashkulli t’i bashkojnë e pastaj t’i kthejnë në trupin e femrës dhe të lind nga burri që është i martuar me kurorë, kjo lejohet në fenë e Islamit. Ndërsa, të merret ana tjetër dhe të shkohet të blihet, si me shku me ble një artikull ushqimor apo diçka tjetër, ajo në fenë Islame nuk lejohet”, ka thënë Tërnava.

Për fund, ai ka shtuar se i vjen keq që këto tema trajtohen në Kuvendin e Kosovës, ku sipas tij, ka gjëra të tjera më me rëndësi.

“Mua më vjen keq që këto tema trajtohen në Parlamentin e Kosovës, duke pasur parasysh se kemi gjëra tjera më primare që duhet t’i çojmë në vend, e jo të humbim kohë kaq të madhja për diçka që është kundër vetë natyrës së të qenurit njëri”, shtoi ai.

Tags: BIKKuvendi i KosovesNaim Ternava
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën