Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimet e reja të derivateve të naftës në Kosovë.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës është caktuar 1.84 euro për litër, benzina 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.89 euro për litër.
Krahasuar me ditën e shtunë, çmimi i naftës ka shënuar rënie prej dy centësh.
Luhatjet në tregun e derivateve vijnë në një kohë tensionesh ndërkombëtare, të ndikuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe pasiguria rreth furnizimit global me naftë.




