TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bien çmimet e naftës në Kosovë pas tarifave të Trumpit

Tarifat e vendosura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kanë ndikuar që çmimi i naftës të bie gjithandej botës. Efektet janë vërejtur edhe në Kosovë.

by Fëllënza Krasniqi
2 vjet ago
1 0
A A

Çmimi i naftës Brent, tregtuesit kryesor global të çmimit bruto të naftës, ka rënë në nivelin më të ulët që nga prilli i vitit 2021.

Krejt kjo ka ndodhur, pas tarifave të vendosura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Efektet e kësaj rënie, janë vërejtur edhe në Kosovë, me çmimet e derivateve të cilat kanë rënë ndjeshëm.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani thotë se çmimet do të duhej të uleshin edhe më shumë, mirëpo sipas tij kjo nuk varet nga ta.

“Ndryshe çmimet në tregun kosovar përafërsisht sillen: Diesel  1.18 cent deri 1.29 cent, Benzinë 1.19 cent deri 1.28 cent. Për gjendjen ekonomike çfarë e  kem ne Kosovë çmimi real kishte me qen 1€. Çmimi i derivateve ka ulje nafta dhe benzina për nga 4 cent. Po kjo nuk varet nga qeveria dhe as nga shoqata e naftëtarëve po mbaret nga Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Situata e sektorit te naftës ne tërë globin ka rënie”, thotë Berani.

Nafta, sipas ekspertit të ekonomisë, Adem Qorrolli, është vetëm një prej elementeve që kanë rënduar shpenzimet e qytetarëve.

“Ne jemi shtet që vetëm importojmë, nuk kemi industri prodhuese dhe sigurisht nëse ne importojmë çdo vendim si për rritje si për ulje të korporatave të mëdha apo të shteteve të fuqishme te ne e kanë tregun e gatshëm. Sepse këto institucione dhe këto politika nuk janë për biznese, këto janë vetëm për mbijetesë dhe politika sociale, kështu që ne duhet të kemi kujdes e çka po rritet e çka po shtrenjtohet se e kemi shportën bajagi të shtrenjtë”, vlerëson ai.

Në gjithë këtë situatë, sipas shoqatës “Konsumatori”, qeveria duhet t’i ndihmoj qytetarët duke ulur tatimet në disa produkte.

“Është mirë që të paktën derivati i naftës po lirohet, por unë pres, lus e apeloj Qeverinë që edhe ajo ta tregojë një çikë burrnie. Kemi disa lloje të obligimeve fiskale me çmimin e naftës se të gjitha ato duke blerë naftën i paguajmë ne si konsumator. E paguajmë taksën, paguajmë tatimin dhe akcizën të gjitha këto janë 300% mbi çmimin real të naftës, çmimin furnizues, unë e di që shteti duhet të jetoj prej dika, unë e di që jemi Sovran e si qytetar jemi themelues të shtetit nuk ikim prej obligimet tonë patriotik fiskal por aman edhe qeveria nganjëherë duhet të na lë të marrim frymë”, shprehet Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”.

Rreth një javë më parë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën