Në postimin e KRU “Prishtina”, thuhet se niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë në -9 metra nën kuotën mesatare të kapërderdhjes, kurse liqeni i Batllavës në -2.77 metra.
“Niveli i ujit në liqenin e Badocit (- 9 metra) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës (-2.77 metra) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!”, është bërë e ditur në njoftim. /teve.info/