TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bie interesimi i studentëve në disa programe

Sivjet dukshëm shihet mos interesimi nga studentëëet në disa programe. Një ndër to janë edhe disa në Fakultetin Teknik në përgjithësi, gjë e cila ndikoi të ketë rënie të numrit të studentëve krahasuar me vitet e kaluara. E për këtë stafi i këtij fakulteti po kërkon mekanizma nga qeveria që të parandalojnë këtë fenomen, e të nxisin regjistrimin e të rinjëve në këto drejtime.

by Lendrina Kodrolli
2 vjet ago
0
A A
Bie interesimi i studentëve në disa programe

Në disa universitete publike në vend sivjet pati rënie të numrit të studentëve që kanë aplikuar.

Madje në disa programe të Fakultetit Teknik në kryeqytet shihet të jetë një koeficient i uljes i theksuar krahasuar me vitet e kaluara.

Një ndër këto programe është edhe ai i Inxhinierisë së Ndërtimtarisë për të cilën dekani, Florim Grajçevci tregon disa faktorë që sipas tij mund të kenë ndikuar në rënie.

“Ka një rënie të vogël 2-3%, në disa programe studimi është më mirë në disa është më keq, prandaj themi që trendet e numrit të studentëve janë në rënie e sipër, është një koeficient i uljes i theksuar krahasuar me një dekadë ose dy pra është goxha e dukshme…”, thotë Grajqevci.

Mirëpo ndryshe nga ky program, në atë të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike po vlerësohet se pati interesim të lartë.

Ky interesim sipas profesorit Blerim Rexha vjen meqë FIEK-u si program është profitabil.

“Sikur çdo vit edhe këtë vit ka pas një interesim goxha të lartë në afatin e parë ne kemi plotësuar të gjitha kuotat që kemi pasë të rezervuara këtë vit në 410 studentë në programin e kompjuterisë inxhinerike dhe softerike dhe të gjitha vendet e lira i kemi plotësuar me nxënësit më të mirë të Kosovës që në afatin e parë të regjistrimit. Sepse tregu i punës ëahtë përcaktuesi kryesor dhe të rinjtë tanë janë zakonisht mirë të informuar për mundësitë e punësimit dhe tani pothuajse në këtë frymë Shoqata e Teknologjisë së Informacionit të Kosovës ka publikuar raportin e punësimit nga kompanitë të cilat veprojnë në Kosovë ku kanë dhënë një çmimore për rrogat e punëtorëve trë cilat sillen nga 700-2900 euro, dhe sipas mendimit tim këtu është arsyetimi pse ka interesim në këtë departament”, thotë profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike, Blerim Rexha.

Sipas tij për rënien e numrit të studentëve në përgjithësi në Fakultetin Teknik, qeveria duhet të ndërmarrë mekanizma që të nxisë regjistrimin e të rinjve në këto drejtime, të cilat siç thotë ai kanë një perspektivë ndryshe ndaj drejtimeve tjera në vend.

Tags: Fakulteti TeknikStudentetup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë diskursin politik dhe të rreshtohet me SHBA-në

Hoti: Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë diskursin politik dhe të rreshtohet me SHBA-në

Ndahet nga jeta diplomati dhe intelektuali Abdi Baleta

Ndahet nga jeta diplomati dhe intelektuali Abdi Baleta

Ballazhi: Qytetarët e Hanit të Elezit mbështesin modelin tonë të ri të qeverisjes

Ballazhi: Qytetarët e Hanit të Elezit mbështesin modelin tonë të ri të qeverisjes

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Estonia dënon shkeljen e hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë

Estonia dënon shkeljen e hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Estonisë

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën