Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ofruar mbështetje Izraelit të shtunën, pas sulmit të papritur nga palestinezët.
Më parë, zyra e Netanyahut lëshoi një deklaratë duke thënë se Biden e telefonoi kryeministrin të shtunën dhe shprehu mbështetjen e tij për Izraelin.
“Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe theksoi se SHBA qëndron pranë Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, thuhet në deklaratë.
“Kryeministri falënderoi Presidentin e SHBA për mbështetjen e tij të parezervë dhe e bëri të qartë se do të kërkohej një fushatë e gjatë dhe e fuqishme në të cilën Izraeli do të fitonte.”
Në një deklaratë të veçantë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se SHBA “dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë civilët dhe komunitetet civile”.
“Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë”, tha Blinken.