TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Biden inkurajon Vuçiqin të bëjë edhe kompromise me Kosovën

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e shndërruar në ligj.

Në paketë përfshihen edhe nene që do të detyrojnë median sociale,TikTok, të shitet apo ndalohet në SHBA.

Njoftimi shënon një betejë të gjatë me republikanët në Kongres sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Ne u bëmë bashkë dhe e arritëm këtë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se brenda orësh do të nisin dërgesat me ndihma ushtarake për në Ukrainë.

“Amerika do t’i dërgojë Ukrainës furnizimet që i duhen që të vazhdojë luftën”, tha Biden.

Sipas tij, miratimi i paketës tregoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj e mbështesin plotësisht Ukrainën në betejën e saj kundër forcave pushtuese ruse, dhe se miratimi i paketës së ndihmës ishte i rëndësishëm për të treguar se “ne jemi ngritur kundër [presidentit rus, Vladimir] Putinit”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, pjesa e parë e ndihmës për Ukrainën – që ka vlerë të përgjithshme prej 61 miliardë dollarësh – do të nisë së ekzekutuari brenda orësh. Aty përfshihen aftësi të mbrojtjes ajrore, municione për artileri, autoblinda dhe armë të tjera që do t’iu dërgohen forcave ukrainase të cilat po përballen me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Në paketën e ndihmës po ashtu përfshihet ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po vazhdon.

Biden tha se Izraeli duhet të sigurojë që ndihma humanitare për palestinezët, që parashihet në ligj, të arrijë në Gazë “pa vonesa”.

Paketa e ndihmës për Izraelin, Ukrainën dhe aleatët e tjerë të SHBA-së ishte bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, më 18 prill Dhoma e Përfaqësuesve arriti të kalojë projektligjin, i cili më pas u dërgua në Senat për miratim. Senati e miratoi atë të martën, më 23 prill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

​Rama: Mbi 1 miliard euro për shëndetësinë

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Ukraina thotë se mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë

Ukraina thotë se mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë

Hapen vendvotimet

Hapen vendvotimet

PËRBALLJA NË BALOTAZH – DITA FINALE PËR 18 KOMUNA TË KOSOVËS

PËRBALLJA NË BALOTAZH – DITA FINALE PËR 18 KOMUNA TË KOSOVËS

Sot mot i vranët, mëngjeset me mjegull

Moti sot

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

Fitore tjetër për KB Policia e Kosovës

Fitore tjetër për KB Policia e Kosovës

Çeku: Partitë e vjetra u bashkuan për interesa të tyre, jo për Prishtinën

Çeku: Partitë e vjetra u bashkuan për interesa të tyre, jo për Prishtinën

Xhaka dhe Sunderlandi befasojnë edhe Arsenalin

Xhaka dhe Sunderlandi befasojnë edhe Arsenalin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën