TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden në Evropë për të diskutuar për Ukrainën, teksa Rusia kryen sulm “masiv”

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Biden në Evropë për të diskutuar për Ukrainën, teksa Rusia kryen sulm “masiv”

Presidenti amerikan, Joe Biden (majtas), dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, marrin pjesë në një takim të Kompaktit të Ukrainës ,në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington, në korrik 2024.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të mbajë takime sot në Berlin me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ua shpalosi liderëve të BE-së dhe zyrtarëve të NATO-s një grumbull masash për të cilat tha se do të ndihmonin vendin e tij t’i japë fund pushtimit 31-mujor nga Rusia.

Derisa Bideni po e kryen këtë vizitë, Rusia po i përshkallëzon sulmet ditore ndaj qyteteve dhe infrastrukturës së Ukrainës, të cilat kulmuan të premten kur ushtria ruse e kreun “njërin prej sulmeve më masive” me dronë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Biden, i cili mbërriti në Gjermani mbrëmjen e së enjtes, fillimisht planifikoi ta vizitonte këtë vend javën e kaluar për një vizitë katërditore për të marrë pjesë edhe në takimin e grupit Ramstein të rreth 50 aleatëve të Ukrainës, për të diskutuar dhe bashkërenduar ndihmën ushtarake për Ukrainën, të cilën e pret një dimër i vështirë.

Por, ai e anuloi atë vizitë për t’u marrë me pasojat e uraganit Milton në SHBA.

Biden do ta fillojë vizitën e tij me një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’ia dorëzojë presidentit amerikan Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, çmimi më i lartë i Gjermanisë.

Më pas, ai do të zhvillojë bisedime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, gjatë një vizite të shpejtë një ditëshe.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se Bideni synon “ta bëjë angazhimin tonë ndaj Ukrainës të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar për një periudhë afatgjatë”.

Më 17 tetor, Zelensky paraqiti hollësi të “planit të tij të fitores” para aleatëve të Ukrainës në BE dhe NATO, duke kërkuar t’i bindë ata ta ftojnë Ukrainë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake – një vendim që, sipas tij, do të zbuste vullnetin e Moskës për ta vazhduar luftën dhe do ta detyronte të negocionte në mirëbesim.

Megjithatë, derisa ka deklaruar se Ukraina do të bëhet anëtare e saj një ditë, NATO-ja deri tani nuk është dhënë një afat të qartë, ndërs presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se synimi i Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës ishte një nga arsyet për pushtimin e saj.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, duke rikonfirmuar se NATO-ja po punon për ta afruar Ukrainën gjithnjë e më pranë, nuk e përkrahi thirrjen e Zelenskyt për ta ftuar atë t’i bashkohet aleancës, shkruan REL.

“Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, për këtë nuk ka dyshim, dhe derisa të ndodhë kjo, ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë gjithçka që i nevojitet për të fituar”, tha Rutte, duke shtuar se është thelbësore që NATO-ja të vazhdojë t’i sigurojë Kievit ndihmë ushtarake.

Më herët, ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, u tha gazetarëve se, megjithëse rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit të NATO-s është e pakthyeshme, “ne nuk jemi në pikën ku aleanca po shqyrton dërgimin e një ftese shumë shpejt”.

Kievi është përpjekur shumë për t‘i mobilizuar aleatët e tij perëndimorë pasi forcat e tij, të mbingarkuara dhe me mungesë armatimi, janë përballur me një përparim të ngadaltë, por të vazhdueshëm të trupave ruse në lindje.

Për më tepër, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA ngrenë shqetësime për mënyrën se si dy kandidatët, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump, do të merren me luftën në Ukrainë.

Trump, i cili e ka kritikuar vazhdimisht Zelenskyn gjatë fushatës së tij presidenciale, më 17 tetor fajësoi udhëheqësin ukrainas se gjoja ndihmoi në nisjen e konfliktit, edhe pse lufta filloi kur Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar.

“Kjo nuk nënkupton se unë nuk dua ta ndihmoj atë, sepse ndihem keq për ata njerëz. Por, ai nuk është dashur të lejonte kurrë që ajo luftë të niste”, tha Trump në një pokcast te Patrick Bet-David.

Ndërkohë, në Ukrainë, Rusia nisi një nga valët më të mëdha të sulmeve me dronë në orët e para të së premtes, raportoi kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

“Trupat ruse kryen një nga sulmet më masive me dronë ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës së Ukrainës. Dronët e armikut gjithashtu kërcënuan Kievin. Por, falë punës së koordinuar të forcave të mbrojtjes, të gjithë dronët që po shkonin drejt kryeqytetit u neutralizuan”, shkroi Popko në Telegram.

Nuk u raportua për viktima gjatë sulmit ndaj Kievit, i cili zgjati më shumë se katër orë e gjysmë, tha Popko.

Forca ajrore e Ukrainës tha se sulmet kishin në shënjestër rajonet Kiev, Çerkasi, Zhitomir, Vinitsia, Çernihiv, Sumi dhe Poltava. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 80 nga 135 dronët e nisur nga Rusia, tha ajo në Telegram.

Tags: BidenevropaRusia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Ushtria izraelite nis një seri sulmesh në Gaza, disa të vrarë dhe të plagosur

Ushtria izraelite nis një seri sulmesh në Gaza, disa të vrarë dhe të plagosur

Siguri apo kontroll: Gjermania propozon zgjerimin e mbikëqyrjes biometrike

Siguri apo kontroll: Gjermania propozon zgjerimin e mbikëqyrjes biometrike

Rusia e gatshme të garantojë se s’do sulmojë NATO-n apo BE-në

Rusia e gatshme të garantojë se s’do sulmojë NATO-n apo BE-në

Kurti: Evropa ka nevojë për qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe mbështetje për demokracinë

Kurti: Evropa ka nevojë për qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe mbështetje për demokracinë

Meta sjellë AI-në për redaktim direkt në Instagram Stories

Meta sjellë AI-në për redaktim direkt në Instagram Stories

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë në Riad, e cilëson si mik të Kosovës

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë në Riad, e cilëson si mik të Kosovës

Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore

Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Arrestohet një person në Ferizaj nën dyshimin për sulm seksual

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Katër shtetas turq arrestohen në Fushë Kosovë

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Osmani takon Presidentin e Mauritanisë në Riad, bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën