TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Biden i premton Ukrainës sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

nga Besarta Mehmeti
11 Tetor, 2022
0
A A
Biden i premton Ukrainës sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

Biden, po ashtu, u zotua se Rusia do të mbahet përgjegjëse për ato që ai i quajti “krime të luftës dhe mizori”.

Gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, Biden “dënoi sulmet ajrore të Rusisë në mbarë Ukrainën, përfshirë edhe në Kiev, dhe shprehu ngushëllime për familjarët e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme të pakuptimta”, tha Shtëpia e Bardhë në deklaratën e lëshuar më 10 tetor.

“Presidenti Biden u zotua se do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen që i duhet për ta mbrojtur veten, përfshirë edhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore”.

Në një deklaratë të mëhershme, Biden tha se sulmet ajrore tregojnë “brutalitetin absolut” të luftës që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet ajrore të Rusisë në mbarë Ukrainën, përfshirë ato në Kiev. Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan caqe që nuk përdoren për qëllime ushtarake. Edhe një herë, këto sulme tregojnë brutalitetin absolut të luftës së paligjshme të Putinit ndaj popullit ukrainas”, tha Biden.

Sulmet ruse në infrastrukturën ukrainase dhe zonat e banuara ndodhën në qytete në mbarë vendin, përfshirë edhe në Kiev, duke lënë të vrarë të paktën 19 persona dhe 105 të tjerë të plagosur, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Rusia lëshoi 83 raketa në drejtim të Ukrainës dhe Kievi tha se arriti të rrëzonte mbi 43 raketa ruse.

Gjatë bisedës me Bidenin, Ukraina theksoi se mbrojtja ajrore “është prioriteti numër një i bashkëpunimit tonë të mbrojtjes”, shkroi Zelensky në Telegram.

Pas përshkallëzimit të fundit në luftën e paprovokuar ruse ndaj Ukrainës, liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), pritet të zhvillojnë një takim virtual me Zelenskyn më vonë gjatë 11 tetorit.

Zelensky shkroi në Twitter se Uashingtoni, po ashtu, duhet të tregojë lidership dhe qëndrim më të ashpër nga G7-ta në dënimin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një takim urgjent disa orë pas sulmeve ruse. Ambasadori i Ukrainës në OKB tha se Rusia është “shtet terrorist”.

“Rusia ka dëshmuar edhe një herë se është shtet terrorist dhe duhet të frenohet në mënyrat më të forta të mundshme”, tha ambasadori ukrainas, Serhiy Kyslytsya.

OKB-ja thirri takimin më 10 tetor për të diskutuar për një draft-rezolutë për dënimin e aneksimit të fundit nga Rusia të katër territoreve ukrainase, që përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Por, seanca u dominua nga dënimi i Rusisë, që lëshoi mbi 80 raketa drejt qyteteve ukrainase në shenjë hakmarrjeje për ato që Moska i cilëson si veprime “terroriste” të Kievit, përfshirë edhe shpërthimin që dëmtoi urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar. Kjo urë përdoret si rrugë për të dërguar furnizime dhe përforcime për forcat ruse që luftojnë në jug të Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet ishin “përshkallëzim i papranueshëm i luftës” nga Rusia.

Bashkimi Evropian tha se është kryer krim lufte, ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Moska po ushtron terror dhe brutalitet.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që ka 193 anëtarë, vendosi që të mbajë votim të hapur për rezolutën që dënon “referendumet e rreme” ruse në rajonet e pushtuara ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, por edhe “përpjekjet joligjore për aneksimin” e këtyre territoreve.

Diplomatët thanë se do të votojnë për këtë rezolutë më 12 tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi virtual me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, tha më 10 tetor se sulmet ishin si0 përgjigje të veprimeve të Kievit, që ai i cilësoi si “terroriste”, përfshirë edhe dëmtimin e Urës së Krimesë, që lidh këtë gadishull të aneksuar ukrainas me Rusinë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Turqia dërgon avionë zjarrfikës në Siri ndërsa përballet me zjarre në territorin e saj

Turqia dërgon avionë zjarrfikës në Siri ndërsa përballet me zjarre në territorin e saj

Paraqitja e parë publike e udhëheqësit suprem të Iranit pas konfliktit me Izraelin

Paraqitja e parë publike e udhëheqësit suprem të Iranit pas konfliktit me Izraelin

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Elon Musk thotë se ka krijuar partinë e tij politike

Katar 2022, Musiala zbulon tre favoritët e këtij Botërori

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

Malisheva gati për garat evropiane

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Malisheva – Vikingur

Dy klubet angleze në garë të ashpër për shërbimet e Zubimendit

Zubimendi nënshkruan me Arsenalin

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Izraeli refuzon ndryshimet e Hamasit në propozimin për armëpushim

Galatasaray e kërkon edhe një lojtar të Interit

Interi i cakton çmimin Calhanoglus, gjejnë zëvendësuesin e turkut

Çeku: Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik

Çeku: Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik

Real Madrid synon më shumë lojtarë spanjollë për të rikthyer identitetin kombëtar

Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X