TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Biden dhe Trump vizita në kufirin me Meksikën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Biden dhe Trump vizita në kufirin me Meksikën

Presidenti Joe Biden dhe sfidanti kryesor Donald Trump shkuan të enjten në dy kahet e kundërt të vijës kufitare prej mbi 1930 kilometrash që ndan Teksasin nga Meksika. Të dyja vizitat synonin përqëndrimin e vëmendjes tek prurjet në rritje të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Mesazhet e tyre ishin tepër të ndryshme nga njëra-tjetra dhe reflektojnë mënyrën se si demokratët dhe republikanët e shikojnë këtë çështje thelbësore elektorale.

Një kufi i gjatë, por me dy këndvështrime krejt të ndryshme.

Të enjten, presidenti Joe Biden dhe ish presidenti Donald Trump shkuan në cepat e largët të shtetit të madh Teksas. Presidenti Biden shkoi në qytetin Brownsville në Luginën e Rio Grandes, ndërsa ish presidenti Trump shkoi më në perëndim, në Eagle Pass.

Dy rivalët politikë bien dakord për një gjë: rritja e kalimeve të paligjshme të kufirit është një sfidë.

Në Brownsville, presidenti Biden lëvdoi një projektligj për emigracionin që kundërshtohet nga ligjvënësit republikanë.

“Në ditën time të parë si president, paraqita një projektligj në Kongres: një plan gjithëpërfshirës për të ndrequr sistemin e emigracionit dhe për të siguruar kufirin. Por nuk u veprua. Dhjetë muaj më parë, ekipi im filloi një negocim serioz me një grup dypartiak senatorësh, drejtues konservatorë republikanë dhe demokratë progresistë, që rezultoi me një projektligj kompromisi. Janë ndër reformat më të ashpra për kufirin që janë parë ndonjëherë në këtë vend”, tha presidenti Biden.

Nga ana tjetër, ish presidenti Trump e cilësoi situatën si një “luftë” dhe tha se politikat e presidentit Biden lejuan të hyjnë në vend mijëra emigrantë që ai i akuzoi se kanë bërë krime.

“Ky është një pushtim i Joe Biden-it. Ky është pushtimi Biden i tre viteve të fundit”, tha zoti Trump.

Guvernatori republikan i Teksasit zgjodhi të mos takohet me presidentin Biden, por në vend të tij, priti ish presidentin Trump. Ai u zotua të vazhdojë me masat e shtetit të tij për kontrollin e kufirit, të cilat kanë provokuar beteja ligjore me Uashingtonin.

Analistët politikë në Teksas thonë se anketimet e fundit tregojnë se emigracioni është një çështje që po merr rëndësi për votuesit demokratë në këtë shtet që do të marrin pjesë në zgjedhjet në nëntor.

“Kufiri po zë vend tashmë gjithnjë e më shumë në mendjet e votuesve demokratë si një çështje që duhet trajtuar. Në të njëjtën kohë, nuk ekziston një pozicion i vërtetë qendror në Partinë Demokrate se çfarë duhet bërë me kufirin”, thotë Joshua Blank, nga Projekti “Politikat e Teksasit”.

Me një gjest të rrallë, presidenti Biden i zgjati dorën ish presidentit Trump duke e përmbyllur vizitën me një ton paqtues.

“Ja se çfarë do t’i thoja zotit Trump: në vend që të bëni lojëra politike me këtë çështje, në vend që t’i thoni anëtarëve të Kongresit që ta bllokojnë legjislacionin, bashkohuni me mua, ose të bashkohem unë me ju dhe t’i themi Kongresit ta miratojë këtë projektligj dypartiak për sigurinë kufitare. Mund t’ja arrijmë së bashku”, tha presidenti Biden.

Nocioni i kompromisit bie ndesh me retorikën e ashpër të zotit Trump.

“Më duken si luftëtarë; diçka po ndodh. Është keq. Tashmë në Shtetet e Bashkuara mbizotëron krimi i emigrantëve Biden. Është një formë e re dhunimi brutal të vendit tonë. Është kriminaliteti i emigrantëve”, tha ish presidenti Trump.

Por, analisti Blank thotë se nocioni i ish presidentit për “krimet e emigrantëve” nuk është i bazuar në fakte dhe se studimet e respektuara akademike tregojnë se emigrantët pa dokumenta bëjnë krime në nivele më të ulëta se shtetasit amerikanë.

“Donald Trump-i luan me retorikën që mund të cilësohet shpesh si kundër emigrantëve, apo në disa raste, si raciste. Kështu që të lidhësh emigracionin me kriminalitetin gërsheton vërtet dy çështje madhore për Partinë Republikane: çështjen e funksionimit të shtetit ligjor dhe çështjen e kufijve të dalë nga kontrolli dhe e vendos në një kontekst në të cilin demokratët e kanë të vështirë të mbrohen, por që është shumë, shumë tërheqës për votuesit republikanë”, thotë zoti Blank.

Për popullin e Teksasit, një shtet, ku shumicën e përbën popullsia me origjinë latinase dhe me një identitet të rrënjosur thellë tek koncepti i individualizmit, ky mesazh zë vend mirë. Mbetet për t’u parë se cilin orientim ata do të zgjedhin./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

Hegseth: SHBA dhe Izraeli do të kenë kontroll të plotë të qiellit iranian brenda një jave

Hegseth: SHBA dhe Izraeli do të kenë kontroll të plotë të qiellit iranian brenda një jave

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thërret konferencë për media

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

Pas Kosovës Lajçak në Serbi, Konjufca thotë se dialogu ndodhet në një qorrsokak

LVV jep propozimin-Glauk Konjufca kandidat për president

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Hamza mohon se pati takim me Kurtin, thotë se ende s’kanë ftesë për seancë

Hamza mohon se pati takim me Kurtin, thotë se ende s’kanë ftesë për seancë

Pacolli nxjerrë vendim, ndalohet çdo aktivitet ndërtimor pa leje në Parqet Kombëtare

Pacolli nxjerrë vendim, ndalohet çdo aktivitet ndërtimor pa leje në Parqet Kombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën