TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BIA e Serbisë mohon se ka lidhje me kërcënimet ndaj Dick Martyt

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
BIA e Serbisë mohon se ka lidhje me kërcënimet ndaj Dick Martyt

Marty, ish-senator zviceran, ka hetuar krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, BIA tha se i ka dërguar letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane, përmes së cilës i ka mohuar pretendimet për përfshirjen e shërbimeve serbe të sigurisë në “planifikimin e vrasjes së dikujt”.

“BIA dënon dhe mohon fuqishëm pohimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve serbe të sigurisë në planifikimin e vrasjes së dikujt. Në këto kohë të vështira, pretendimet e tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Republikës së Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, që me përkushtim dhe profesionalizëm i kryejnë detyrat e tyre”, thuhet në deklaratë.

Në një intervistë për median zvicerane “RTS”, më 10 prill, Marty ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

Ai ka akuzuar autoritetet zvicerane se “nuk kanë ndërmarrë asnjë hap apo veprim diplomatik me Beogradin”, në lidhje me situatën në të cilën është gjendur.

Marty ka thënë se më 18 dhjetor, 2020, ka pranuar një telefonatë nga policia, e cila e ka njoftuar se është i rrezikuar dhe se do të vendoset nën mbrojtje të lartë policore.

Ai ka thënë se i është ofruar edhe ndryshimi i identitetit dhe adresës, porse nuk ka pranuar.

Në atë intervistë, Marty ka thënë se kërcënimet me vdekje “kanë ardhur nga qarqe të caktuara të inteligjencës serbe”, të cilat, sipas tij, “u kanë kërkuar vrasësve të paguar nga nëntoka që ta likuidonin”, për t’i fajësuar më pas “shqiptarët nga Kosova”.

Megjithatë, Marty nuk ka ofruar asnjë provë për këto pretendime.

“U jam mirënjohës njerëzve që më ofrojnë mbrojtje, por është e qartë se kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nuk ka të bëjë vetëm me mua. Të gjithë ata që janë në kërkim të së vërtetës, meritojnë jo vetëm mbrojtje, por edhe drejtësi”, ka thënë Marty në intervistë.

Marty ka qenë autor i një raporti për Këshillin e Evropës, në vitin 2010, në të cilin ai ka dënuar krimet e supozuara të UÇK-së, përfshirë “trafikimin e organeve njerëzore”.

Raporti është vërtetuar praktikisht me një raport të ri nga prokurori amerikan, Clint Williamson, në vitin 2014. Vitin pasues, më 2015, është formuar pastaj Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte në Kosovë./REL

Tags: Dick MartytHagëUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Albulena Haxhiu nuk votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës

Fillon seanca e Kuvendit, në rend dite 12 pika

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Udhëtimi i pambarimtë i Keisuke Honda, firmos në Singapor për një rekord botëror

Udhëtimi i pambarimtë i Keisuke Honda, firmos në Singapor për një rekord botëror

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Portieri i Egjiptit suspendohet pasi e goditi në kokë gjyqtarin

Portieri i Egjiptit suspendohet pasi e goditi në kokë gjyqtarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën