TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Shala thotë se nesër ka potencial për tensionim të situatës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Betimi i kryetarëve të rinj në veri, Shala thotë se nesër ka potencial për tensionim të situatës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala vlerëson se nesër mund të ketë tensionim të situatës në veri, gjatë procesit të betimit të kryetarëve të rinj.

Ai thotë se 30% është potenciali që të ketë incidente të një përshkallëzimi më të rëndë të sigurisë, ndërsa 70% do të jetë një ditë normale.

“A ka potencial të ngritet një tension? Ka potencial, potenciali ekziston në vazhdimësi, për arsye se në kuadër të këtyre aktiviteteve të këtyre grupeve të Beogradit, ka edhe interesa të klaneve të ngushta, të cilat në periudha të caktuar kohore mund të shfrytëzojnë edhe asetet shtetërore, pa dijeninë e kreut të shtetit të Serbisë, por duke shfrytëzuar asetet shtetërore, për interesat e tyre personale…30% që të kemi incidente të përmasës, një përshkallëzimi më të rëndë të sigurisë në pjesën veriore, 70% do të jetë një ditë normale e cila do të reflektojë me një mbledhje të qytetarëve, të përfaqësuesve të Listës serbe, të cilët mund të protestojnë të qetë para kluvendit komunal”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan që palët të futen në një labirint i cili mund të prodhojë një tensionim të situatës.

Njohësi i rrethanave politike radhiti edhe disa arsye pse betimi i kryetarit në Mitrovicë të Veriut do ketë dallim nga betimi i tre kryetarëve të tjerë.

“Çështja e betimit të kryetarit në Mitrovicën e Veriut, do të dallojë nga betimi i tre kryetarëve të tjerë. Për shkak të pozicionit të aspektit gjeografik të Mitrovicës së Veriut e cila është afër Mitrovicës së Jugut, ka shtim të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, mundësia e mbështetjes logjistike për sektorin e sigurisë në mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës në atë pjesë, dhe të drejtës për të zgjedhurin nga populli, ndërsa në pjesën Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, distanca do të jetë shumë më e madhe sa i përket mbështetjes aspektit logjistik”, shtoi Shala.

Nesër, kryetarët e sapozgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan, dhe Leposaviq, do të duhej të bëjnë betimin si kryetar. Sipas njoftimeve, pritet betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, teksa informacione nuk ka edhe për tre komunat e tjera veriore.

Zgjedhjet e parakohshme lokale janë mbajtur më 23 prill, ku u bojkotuan nga Lista Serbe, si partia më e madhe me shumicë serbe. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

Autoritetet e Libanit: 850 persona të vrarë nga sulmet izraelite që nga 2 marsi

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën