TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Beteja për Kancelar: Olaf Scholz ka besim te vetja

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Beteja për Kancelar: Olaf Scholz ka besim te vetja

shte shtatori i vitit 2024 kur socialdemokrati, Olaf Scholz u pyet në një intervistë për gazetën berlineze “Tagesspiegel” se çfarë shpresonte të shkruhej për të në librat e historisë. Përgjigjja e shkurtër dhe e thatë e 66-vjeçarit: “Mendoj se duhet të kemi kujdes nga politikanët që e mendojnë këtë para ose gjatë mandatit të tyre.”

Ndoshta, tani ai po reflekton disi më shumë. Koalicioni i tij qeverisës, i përbërë nga SPD, Të gjelbrit dhe FDP-ja, u shpërbë para kohe. Nëse SPD-ja i humb Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025 dhe CDU-ja merr përgjegjësinë mbi Kancelarinë, atëherë Scholz do të bëhet Kancelari socialdemokrat me mandatin më të shkurtër në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Olaf Scholz mbetet optimist

Por, Olaf Scholz është i vendosur për fitore, me të njëjtën këmbëngulje që kishte edhe në Zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Atëherë, ashtu si tani, në sondazhe SPD-ja përkrahej vetëm nga 15% e elektoratit (me luhatje të vogla në sondazhe, shën. red.) dhe Scholzin e tallnin për optimizmin e tij stoik. Por, disa gabime të CDU-së i dhanë avantazh dhe socialdemokratët dolën fitues me 25.7% të votave.

Scholz është përballur me shumë situata të vështira dhe kritike në karrierën e tij politike, por si Kancelar ka pasur më shumë sfida njëkohësisht se çdo Kancelar tjetër para tij. Vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, Rusia pushtoi Ukrainën.

Që atëherë, pyetja ka qenë si mund ta mbështesë Gjermania Ukrainën ushtarakisht pa u përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Scholz e ka trajtuar këtë çështje me kujdes, por shpesh është akuzuar për hezitim. Ai vetë e quan këtë qasje “maturi”. Lufta ka sjellë pasoja: krizë energjetike, inflacion, rënie ekonomike, konflikte për Politikën e Azilit në BE dhe rritjen e paprecedentë të ekstremit të djathtë.

Një Qeveri e përçarë nga grindjet

Koalicioni tripartiak i qendrës së majtë mes SPD-së, Të gjelbërve dhe FDP-së ishte një aleancë plot kontradikta. I formuar nga domosdoshmëria për të siguruar një shumicë parlamentare, ky bashkim mes dy partive të majta dhe një partie ekonomike liberale nuk mundi të funksiononte gjatë. Konfliktet e vazhdueshme e bënë këtë Qeveri më të papëlqyerën në historinë e Republikës Federale.

Por, Scholz nuk u ndikua nga kjo. Ai nuk e la veten të shqetësohej nga humbja e besimit të publikut dhe nuk reagoi ndaj popullaritetit të tij të ulët. Motoja e tij: të dëgjojë sondazhet, por të mos komentojë mbi to dhe të mos ndryshojë politikën në varësi të tyre. Ai gjithmonë përsëriste: gjithçka është e mundur.

Socialdemokrat qysh në rini

Për Scholz, posti i Kancelarit federal është kulmimi i një karriere politike që ka nisur dekada më parë. Ai u bë aktiv në rininë socialdemokrate (Juso), ku mbështeste ide socialiste radikale dhe kritike ndaj kapitalizmit. Pasi u anëtarësua në SPD si student në vitin 1975, ai punoi për shumë vite si avokat i specializuar në të drejtën e punës në Hamburg, duke mësuar nga afër mekanizmat e ekonomisë dhe biznesit privat. Kjo eksperiencë e formësoi qasjen e tij pragmatike në politikë.

Rrugëtimin në Administratën publike e nisi si Senator për Punët e Brendshme në Hamburg, për të vijuar më pas si Ministër federal i Punës në koalicionin e parë të madh nën kancelaren kristiano-demokrate, Angela Merkel dhe më pas si Kryebashkiak i qytet-shtetit të Hamburgut. Në vitin 2018, u kthye në Berlin si Ministër i Financave dhe Zëvendëskancelar në Qeverinë e kancelares Merkel.

Fjalime nga “Scholzomati”

Një nga nofkat që e ka ndjekur Scholzin gjatë gjithë karrierës së tij është “Scholzomat” – një kombinim i fjalëve “Scholz” dhe “automat”. Kjo fjalë u krijua nga gazeta e përjavshme “Die Zeit”, gjatë kohës që ai ishte sekretar i përgjithshëm i SPD-së (2002-2004), për të përshkruar mënyrën e tij të komunikimit: teknik, burokratik dhe i ftohtë, si një makinë që përsërit të njëjtat mesazhe politike.

Ky imazh prej burokrati të mërzitshëm dhe pa karizëm e ndoqi për vite. Vetë Scholz e konsideron veten një pragmatist të përqendruar te puna, i cili flet aq sa është e nevojshme.

SPD-ja nuk e donte si Kryetar

Vetëm vonë ai e kuptoi, se politika kërkon edhe aftësi për të komunikuar dhe për të ndërtuar një imazh personal. Gjatë garës për kreun e SPD-së në vitin 2019, ai tentoi ta ndryshonte këtë imazh: u tregua më emocional, më i afrueshëm dhe më i buzëqeshur. Por, sërish, nuk e fitoi besimin e partisë. SPD-ja kërkonte një lider më të majtë dhe zgjodhi një dyshe tjetër në krye.

Nga humbës në kandidat për Kancelar

Edhe këtë humbje Scholz e përballoi me gjakftohtësi. Ai vijoi punën si Ministër i Financave dhe nuk ndërhyri në udhëheqjen e re të partisë – duke pritur momentin e tij. Në fund, SPD-ja e emëroi si kandidat për Kancelar, duke e ditur se asnjë prej drejtuesve të saj nuk kishte eksperiencën e nevojshme për të sfiduar CDU-në.

Gjatë pandemisë COVID-19, Scholz u tregua i shpejtë në sigurimin e kredive dhe ndihmave financiare, duke u bërë një figurë kyçe në krizë. Ai përdorte fraza të shkurtra dhe të qarta si “Wumms” dhe “Doppel-Wumms”, që nënkupton aksione me goditje të përqendruara, ose dyfish të përqendruara, duke i siguruar atij një imazh të një lideri që vepron shpejt.

Kancelari fjalëpak

Edhe si Kancelar, Scholz vazhdoi të ishte i rezervuar dhe i heshtur, duke mos kuptuar se komunikimi është një pjesë thelbësore e këtij posti. Heshtja e tij në momente kyçe dhe mungesa e qartësisë në fjalimet e tij bënë që popullariteti i tij të bjerë.

Në SPD, disa menduan se partia do të kishte më shumë shanse nëse kandidati për Kancelar do të bëhej ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai është politikani më i pëlqyer në sondazhe. Por, në nëntor 2024, Pistorius deklaroi hapur se mbështet Scholzin, duke u dhënë fund spekulimeve.

A do ta ndihmojë kjo Scholzin të sigurojë një mandat të dytë? Kjo mbetet për t’u parë në Zgjedhjet e 23 shkurtit 2025./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin e Banjskës

Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin e Banjskës

​A duhet të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët?

​A duhet të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët?

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Për herë të pestë sot, Kurti e Abdixhiku takohen për çështjen e presidentit

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancës plenare

Qeveria në detyrë miratoi buxhetin 2026 – Shoqëria Civile e quan vendim të paligjshëm

Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell dhe vranësira të shpërndara

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën