TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Beteja diplomatike me Serbinë

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Beteja diplomatike me Serbinë

Serbia po lufton ne çdo formë që ta parandaloj anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e shkelur kështu marrëveshjen bazë të Brukselit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po shpreson që përveç Hungarisë edhe shtete të tjera do ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia po lufton në mënyrë agresive që ta parandaloj anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Madje shteti serb ka ngritur një ekip special në krye me Ivica Daçiq për të bërë fushatë kundër shtetit më të ri në Evropë.

E me këto veprime, Serbia e ka shkelur sërish marrëveshjen bazë të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve.

Në nenin katër të marrëveshjes, Serbia zotohet se nuk do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nga blloku evropian kanë qëndruar të heshtur ne lidhje me këtë qasje agresive të palës serbe.

Ndërkaq, analisti politik, Alejandro Esteso Pérez, thotë se Serbia nuk i përfillë fare marrëveshjet e Brukselit, andaj sipas tij politikat e Beogradit nuk kanë ndryshuar në raport me Kosovën.

“Sigurisht, kjo është në interes të Serbisë, i kujtojmë marrëveshjet, ose tekstet që thuhet që ishin marrë vesh, sepse nëse pyetni Serbinë, as nuk është lexuar, as nuk është nënshkruar. Ne jemi dëshmitarë të dy llojeve të ndryshme të fakteve. Dy versione paralele që i shërbejnë dy qëllimeve të ndryshme, njëri i shërben Kosovës, tjetri i shërben Serbisë. Çfarë po bën Serbia, është në vijë me politikën që ka ndjekur deri sot, pavarësisht çfarëdo teksti apo marrëveshje të cilat mund të thoni që ka pranuar”, u shpreh analisti politik, Alejandro Esteso Pérez.

Perez, konsideron se rruga e Kosovës për tu bënë anëtare në Këshill mund të jetë shumë më e komplikuar.

“Për fillim, mendoj që Kosova ka shanse, por jam njëri nga shumë që preferojnë të jemi të kujdesshëm, sepse kurrë nuk dihet. Ne kemi përpara 4-5 javë që janë kryesore për procedurën, dhe më mirë është të qëndrojmë të kujdesshëm dhe, për momentin, mos të marrim asgjë si të garantuar. Ende mbetet të shihet çfarë do të jetë roli i vendeve anëtare, nuk po flas vetëm për vendet mos-njohëse por edhe për vendet që e njohin Kosovën por që janë më pak përkrahëse, të cilat nuk mund të kenë rol kryesor, dhe pastaj sigurisht do të shohim se çfarë loje do të luajë Serbia, dhe krejt ajo kampanjë që ata bëjnë për të bllokuar këtë anëtarësim potencial”, deklaroi ai.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar javën e kaluar se disa vende që e njohën pavarësinë e Kosovës mund të mos e mbështesin atë në Asamblenë Parlamentare dhe se nuk do të jetë vetëm Hungaria.

Në anën tjetër, krerët shtetëror të Kosovës janë shprehur optimist se vendi do të anëtarësohet në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën