TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Besnik Berisha në krye të KPM-së

Mbledhja e rregullt e Komisionit të Pavarur për Media nuk vazhdoi sipas rendit të ditës. Brenda kësaj mbledhje, nga anëtarët e këtij komisioni u votua ndryshimi i rregullores së punës së brendshme të KPM-së dhe pas këtij veprimi u shkarkua kryetari aktual, Jeton Mehmeti. Mehmetin e zëvendësuan me Besnik Berishën si kryetar dhe Luljeta Aliun si nën kryetare. Për kryetarin e deritanishëm Mehmetin kjo gjë është e jashtëligjshme.

by Fetije Kamberi
9 muaj ago
2
A A
Besnik Berisha në krye të KPM-së

Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet të premten, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehmeti përfundon të martën.

E krejt kjo e zuri në befasi Mehmetin i cili tha se kjo është e paligjshme.

“Çështja është tek siguria ligjore. Prej këtij momenti kur zgjidhet një kryetar i ri nuk kam siguri për të vazhduar sepse janë shkeljet të ligjit ë KPM-së. Ligji është më i qartë se rregullorja, më obligative. Ne këtë aspekt nuk mund të vazhdoj këtë mbledhje meqë konsideroj se është zgjedhur një kryetar i ri…Jam i vetëdijshëm që mandatin e anëtarit të KPM-së nuk ma keni marrë sepse ma ka dhënë Kuvendi. Me këto vota që u bënë dhe këtë votim, që procesi është legjitim nuk ndiej siguri juridike të vazhdoj drejtimin e mbledhjes. Nuk po iki, nuk po zhdukem”, tha kryetari i Komisionin të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti.

Mirëpo si të jashtëligjshëm nuk e panë anëtarët e KPM-së.

“Kryetari i sapo zgjedhur sot e vazhdon mandatin e tij nga dita e martë, e jo nga sot, KPM është e qartë në këtë pikë…Nuk ka shkarkim të kryetarit i bie që kryetari vazhdon deri në përfundim të mandatit, pas përfundimit vazhdon kryetari i ri”, tha ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Niman Racaj.

Madje, Mehmeti refuzoi që të drejtojë mbledhjen në vazhdim.

“Nuk mund të jemi në një sallë si dy kryetarë dhe për mua misioni si kryetar i KPM-së merr fund këtu. Nëse thirrim mbledhje tjetër, mund të marrë pjesë si anëtar sepse në bazë të mandatit që na ka dhënë Kuvendi mandati si anëtar vazhdon deri më datën 21.01.2025, tha Mehmeti.

E ky veprim ngjalli edhe diskutime se kur Berisha nis detyrën e re.

“Askund nuk thamë se mandati digjet këtu ose shkarkohesh. Ne kemi rastin më të mirë Gjykatën Kushtetuese, e kemi shembull, ne po bëjmë çfarë kanë bërë ata pak a shumë, po e zgjedhim kryetarin paraprakisht”, tha kryetari i zgjedhur i KPM-së, Besnik Berisha.

“Për çfarë arsye a mund të na shpjegosh kryetar se je duke e sabotuar pak punën”, tha nënkryetarja e KPM-së, Luljeta Aliu.

Me tri vota për, një kundër nga kryetari aktual i KPM-së Jeton Mehmeti dhe një abstenim nga anëtari tjetër Fatih Basha, është votuar propozimi për plotësim ndryshimin e rregullores së punës së brendshme të KPM-së, e cila flet për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri të KPM-së.

Komisioni i Pavarur i Mediave  është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë. Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.

Source: Video
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: 7.84% pjesëmarrje deri në Orën 11:00 – proces i qetë dhe i rregullt

KQZ: 7.84% pjesëmarrje deri në Orën 11:00 – proces i qetë dhe i rregullt

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar

Voton Totaj, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Voton Totaj, bën thirrje për dalje masive në zgjedhje

Faton Peci pas votimit: Sot një ditë e madhe për Kosovën

Limaj: Sot qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e secilit kryetar

Limaj: Sot qytetarët kanë mundësi të vlerësojnë punën e secilit kryetar

Voton Rama: Uroj që edhe sot të fitoj kryeqyteti

Voton Rama: Uroj që edhe sot të fitoj kryeqyteti

Bashkim Ramosaj voton në Deçan, pret dalje masive

Bashkim Ramosaj voton në Deçan, pret dalje masive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën