TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka përkujtuar babain e tij, Xhemajl Mustafën, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shprehur mungesën e thellë për babain dhe ka ndarë kujtime të paharrueshme nga koha që kaluan bashkë.

“25 vjet pa ty, babë, dhe prapë ka ditë kur më duket se kur kthehem në banesë do të të gjej duke shkruar në dhomën tënde plot tym duhani”, ka shkruar Mustafa, duke theksuar boshllëkun që ndien nga mungesa e babait.

Ai ka kujtuar momentet e vështira të vitit 1999, kur Kosova kalonte nëpër periudhën e bombardimeve.

“Me ty gjithmonë kam folur për historinë tonë si popull por në fakt, sot e kuptoj që ato biseda ishin edhe mënyra jote për të më mësuar jetën. Për të më mësuar që nuk ka dashuri më të madhe se ajo për familjen, për njerëzit, për vendin tënd. Dhe pastaj janë ato 78 ditë të vitit ’99… ditët që nuk i harroj kurrë. Qëndruam në Prishtinë, nën zhurmat e sirenave dhe shpërthimeve, ndërsa në dhomë mbretëronte ajo qetësia jote e çuditshme, që vetëm ti e kishe. Qetësi që si fëmijë ma jepte ndjenjën se gjithçka do të ishte mirë, edhe kur bota jashtë dukej sikur po shkatërrohej.

Mustafa gjithashtu ka rikujtuar një bisedë të fundit me babain, gjatë së cilës Xhemajl Mustafa e siguroi djalin e tij se Kosova do të ishte e lirë, duke i dhënë atij një ndjenjë besimi dhe shprese që e mbajti gjatë gjithë jetës.

“Mbaj mend një mbrëmje të fundit, në fund të bombardimeve, ishim veç ne dy… “Besian po jetojmë një moment historik. Këto ditë do t’i mbash mend gjithë jetën. Kosova do të jetë e lirë.” Isha fëmijë, babë… por mënyra si e the, me bindje, me ëmbëlsinë tënde karakteristike, me atë dije të thellë që kishe për historinë dhe njeriun, bëri që unë ta besoja pa frikë. Ato fjalë i mbaj të gdhendura brenda vetes. Janë fjalët që më rritën”, ka shtuar Mustafa.

Në postimin e tij, Mustafa ka theksuar se ajo që i mungon më shumë nuk është vetëm babai i tij, por gjithashtu “njeriu që më shpjegonte botën me durim, që më shihte thellë në sy kur flisja, që më mësonte ta dua këtë vend pa zhurmë, pa urrejtje, me dinjitet.”

Duke përfunduar postimin, ai ka shprehur se do të mbajë gjithmonë brenda vetes mësimet dhe fjalët e babait të tij.

“Sot nuk dua të flas për urrejtje, padrejtësi apo politikë. Sot dua vetëm të të kujtoj ty, njeriun e thjeshtë, të mençur, të përkushtuar, që më mësoi se liria dhe e mira jetojnë te njerëzit e butë, te ata që nuk dorëzohen. Babë, u bënë 25 vjet pa ty… Por çdo ditë jetoj me atë që më dhe në ato pak vite që patëm bashkë. Do të shihemi përsëri”, ka përfunduar Mustafa./teve1.info/

Tags: Besian MustafaXhemajl Mustafa
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën