TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Besia dhe Vranidolli pa mbikalime, paralajmërohen protesta

Nxënësit e fshatrave Besi dhe Vranidoll po rrezikohen gjatë shkuarjes në shkollë, për shkak se në mungesë të mbikalimeve, detyrohen të kalojnë nëpër rrugë në të cilat lëvizin shumë automjete.

by tëvë1
2 muaj ago
1 0
A A

Autore:Jona Kelmendi

Kjo është pamja e përditshme në fshatrat Vranidoll dhe Besi të Prishtinës.

Fëmijët presin të kalojnë rrugën, ndërsa makinat kalojnë me shpejtësi pranë tyre, duke e kthyer çdo udhëtim drejt shkollës në një rrezik të vazhdueshëm.

Banorët e Vranidollit thonë se problemet më të mëdha shfaqen në orët e mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë.

“Sot ka fillu mësimi dhe prej 7ve e deri tek në 7:45 që vinë nxanësat prej lagjes së poshtme edhe prej lagjeve të Vërbocëve e kemi problemin kryesor se nuk kemi qysh kalojmë edhe qysh hin në shkollë. Ndër urë atje është e bllokume dalin kerret shkojnë për Podujevë, në anën atje janë tu punu i kanë qit hekrat e kanë prish rrugën. Nxënësit janë në telash te madhe, ktu me kalu qysh anej me ardh vinë kerret prej dy anëve edhe atje osht rruga e prisht, shumë problematikë na u ka bo puna e shkollës ktu, ka qenë edhe kryetari i bashkësisë lokale ktu kemi qenë nëpër shkolla, neve nuk na ka mbet asgjë tjetër veq se të bëjm një bllokadë këtu”, shprehet Behxhet Reqica – kryetar i fshatit.

Edhe qytetarë te tjerë të Vranidollit e ndajnë të njëjtin shqetësim, duke kujtuar rastet kur fëmijët janë lënduar në këtë rrugë.

“Kisha paraparë që këtyre punëtorëve kush është shefi i tyre me ja nis sa ma shpejt kjo urë e mu ndreq për qeta fminë tonë me ardh në shkollë, se para 5 vjet dy raste jon kon që i kanë shkel fminë”, thotë Hasan Jashanica – banor.

Ndërkohë në Besi, përfaqësuesit lokalë kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme, duke paralajmëruar edhe protesta nëse institucionet nuk reagojnë.

“Është i nevojshëm një rrethrrotullim aty në Besi, sepse është bë jeta shumë dinamike aty është tu rreziku jeta e qytetarëve, ka pas edhe aksidente. Tash ka fillu edhe procesi mësimorë, fëmijet është rrezik ti bartin poshtë lart, ministrisë ju kemi drejtu me peticion e me kërkesa, fjalë na kanë jap kemi formu thonë një komision tash po presim ata me këto fjalë na u kanë përgjigj…. Unë jom i shtym si kryetar këshilli nga qytetarët që të organizohet edhe një protestë aty nuk jom qe me ardh te qajo po fundi fundit duhet me ndërmarrë diçka”, thotë Bislim Syla.

Nga ana tjetër, stafi arsimor në shkollën “Nexhmi Mustafa” në Besi thonë se rreziku është i pranishëm çdo ditë për nxënësit, të cilët detyrohen të kalojnë rrugën kryesore për të hyrë në shkollë.

“Mbikalimi është mungesa ma e madhja që e ka sjell riparimi i magjistrales Prishtinë – Podujevë, kjo magjistrale na ka sjellë neve kogja vështirësi edhe neve si staf po për fëmij është më e rrezikume, por falë Zotit gjysma e punimeve të vrazhda kanë përfundu. Mungesa e nënkalimit bën që çdo ditë është potenciale për me humb jeta të fëmijëve e nganjëherë e rrezikon edhe jetën e stafit këtu sepse zgjerimi ka sjellë në njëfar forme edhe ngushtimin e oborrit”, thotë Betim Bregovina, psikologe e shkollës.

Gjatë ditës, televizioni ka provuar që të marrë një përgjigje nga ministria e Infrastrukturës, mirëpo deri në publikimin e kronikës ata nuk janë përgjigjur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit me të cilin dy të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit me të cilin dy të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Gazetari Zylbehari: Rrethanat e vdekjes së studentes në Tetovë mbeten të paqarta

Gazetari Zylbehari: Rrethanat e vdekjes së studentes në Tetovë mbeten të paqarta

Berisha: Propozimi i Konjufcës është improvizim politik i LVV-së, PDK nuk mbështet asnjë mandatar

Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur

Forca të shumta policore në shtëpinë e dy vëllezërve në Golluboc që u vranë nga dhëndri, aktivizohet edhe njësia K9

Forca të shumta policore në shtëpinë e dy vëllezërve në Golluboc që u vranë nga dhëndri, aktivizohet edhe njësia K9

KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit

KQZ drejt përfundimit të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën