Besa Famgas e luan të shtunën (sot) ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).
Nga ora 12:00, skuadra pejane luan ndaj skuadrës turke, Depsas Enerji AS SK.
Ndeshja zhvillohet në Ankara të Turqisë.
Pejanët kanë udhëtuar me synim të qartë për në Turqi – që ta mbrojnë fitoren e arritur në ndeshjen e parë.
Të dielën e kaluar, Besa Famgas fitoi në “Karagaçi” me rezultat 39:34.
Besa, për dallim nga Depsas Enerji, e ka përvojën evropiane, që mund të shërbejë shumë në ndeshje si kjo në Ankara.