Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjan e parë në edicionin e ri të garave evropiane.
Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e pret skuadrën turke, Depsas Enerji.
Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë.
Skuadrës pejane i duhet përkrahja e tifozëve në këtë ndeshje të vështirë.
Në ekipin më të suksesshëm kosovar të dekadave të fundit janë bërë ndryshime të shumta gjatë verës. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm e po ashtu janë afruar disa hendbollistë cilësorë e me përvojë.
Besa e ka përvojë e ndeshjeve evropiane, ndërsa ndaj skuadrës turke pritet përballje e fortë.
Ndeshja e kthimit është më 13 shtator në Ankara të Turqisë.