Bernard Berisha, sulmuesi anësor i Kosovës, ka arritur marrëveshje me Ballkanin, ka mësuar Sporti në Tëvë 1, nga burime brenda klubit dhe pran lojtarit.
33-vjeçari, i cili vetëm javë më parë u largua nga kampionati rus, duke qenë pjesë e skuadrës Akhmat Grozny për tetë sezone, karrierën do ta vazhdojë në Superligë, aty ku rikthehet pas plot 13 vjetëve.
Përfaqësuesi i Kosovës, që luajti 27 ndeshje me fanellën e “Dardanëve”, kishte mbetur pa skuadër, derisa mësohet se për të ishin të interesuara edhe skuadra nga kampionati i Shqipërisë.
Berisha karrierën e nisi te Besa e Pejës, në vitin 2010, para se të kalonte te Besa e kavajas dhe më pas te Skënderbeu i Korçës. Nga kjo skuadër ai kaloj te Anzhi Machachkala, në vitin 2016, ndërsa nga viti 2017 ishte pjesë e ekipit nga Çeçenia, Akhmat Grozny.