TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berlin: Protestat e fermerëve pa asnjë rezultat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Berlin: Protestat e fermerëve pa asnjë rezultat

Mijëra fermerë u mblodhën në Berlin për të demonstruan kundërpolitikës së qeverisë gjermane ndaj tyre. Të mbështetur edhe nga një numër shoferë kamionësh dhe përfaqësues të zejtarëve ata paralizuan me traktorët e tyre trafikun në qendër të kryeqytetit, Berlin.

Sipas vlerësimeve të policisë numri i pjesëmarrësve në mitingun përpara Portës së Brandenburgut ishte 8,500 vetë, kurse numri i atomjeteve rreth 6,000, përfshirë edhe 4,000 traktorë. Megjithë protestën qeveria gjermane tregoi pak gatishmëri për të bërë lëshime nga planet e saj të kursimeve dhe të shkrutimit të subvencioneve.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP), doli para protestuesve, i shoqëruar me fishkëllima dhe thirrje protestuese, dhe mbrojti shkurtimin e planifikuar të subvencioneve të naftës. Kursimet janë të domosdoshme dhe për këtë kontributin e saj duhet ta japë edhe bujqësia, tha ai. Në këmbim ai u ofroi fermerëve një ulje të veprimeve burokratike. Ai tha se do të bëjë fushatë për “më shumë liri” dhe njohjen e shërbimit të fermerëve për shoqërinë.

Në fillim të fjalës së tij ministri Lindner nuk mund të dëgjohej për shkak të fishkëllimave. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), Joachim Rukwied, u përpoq të qetësonte protestuesit. “Ministri i Financave është këtu dhe ai meriton respekt për ta dëgjuar”, tha ai para turmës. “Prandaj ju kërkoj dhe ju bëj thirrje të jeni më të qetë”.

Demonstrata e madhe në Berlin shënoi fundin e një jave të tërë protestash në të gjithë Gjermaninë. Në zonën përreth Portës së Brandenburgut pati ndërprerje masive të trafikut . Sipas policisë protesta kaloi në përgjithësi ka mbetur sikurse ishte parashikuar dhe ka pasur vetëm disa incidente lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike, tha një zëdhënëse e policisë.

Pakënaqësia e fermerëve u ndez nga planet e kursimit të qeverisë gjermane. Por tani protestat drejtohen në përgjithësi kundër qeverisë së përbërë nga social-demokratët, të gjelbrit dhe liberalët. Krerët e grupeve parlamentare të këtyre partive, SPD, të Gjelbrit dhe FDP, i ftuan përfaqësuesit e fermerëve të bisedojnë në orët e para të pasdites në Bundestag, por ky takim nuk dha asnjë rezultat./dw

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Fshati që u shkatërrua nga tërmeti

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

Sunderlandi i frikësohet suspendimit të Xhakës

Rooney më fjalë të mëdha për Xhakën

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

“Marca” lartëson Vedat Muriqin

Muriqi i prinë sulmit në ekipin e xhiros të La Ligas

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për marrje me narkotikë

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën