Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha ka bërë të ditur se nē grupet serbe në Telegram po bëhet propagandë para zgjedhjeve në Kosovë që kanë qëllim rritjen e ndjenjes së nacionalizmit të serbëve të Kosovës.
Ai ka vecuar shpërndarjen e një deklarate të Zoran Stojković, kreu i Intelegjences Serbe, në Telegram e cila ndonëse e vjetër, sipas Berishës po paraqitet e re.
“Ani pse deklarata është e vjetër, ajo po paraqitet si e re, ku ai thotë se nuk ka vend në shërbim për njerëzit që nuk e kanë në zemër Kosovën dhe “Metohinë”, dhe përmend marrjen e Kosovës nga ushtria serbe.
Përmes këtyre po tentohet:
– Të rritet ndjenja nacionaliste te serbët e Kosovës.
– Të ju bëhet me dije se ata që sulmuan Banjskën (nënkryetari i Listës Serbe) janë të përgatitur nga shteti serb.
– Të paralajmërohen se në zgjedhje veç Lista Serbe duhet të jetë opsion për ta.
– Të shënjohen si tradhtarë ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
Ky është shembull konkret i përdorimit nga Rusia e Serbia tashmë të modelit të njohur të kërcënimeve hibride.
Metodë manipulimi e ndikimi duke shfrytëzuar mjetet e reja të teknologjisë”, ka shkruar Berisha në Facebook.









