TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha: Presioni i Gjermanisë dhe Francës do të kanalizojë dialogun Kosovë – Serbi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Berisha: Presioni i Gjermanisë dhe Francës do të kanalizojë dialogun Kosovë – Serbi

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se presioni ndërkombëtar, sidomos i Gjermanisë dhe Francës do të përmbyllë procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij, ky kanalizim është në të mirën e Kosovës, sepse zvarritja e procesit i konvenon vetëm Serbisë.

“Unë besoj që presioni ndërkombëtar, presioni i diplomatëve dhe shteteve kryesore, sidomos Gjermanisë dhe Francës, do të kanalizojë procesin, sepse fundi i fundit ajo është në të mirën e Kosovës. Ndërsa, Serbisë i konvenon zvarritja, status quo-ja, si thotë populli për hatër e zgjat pafundësisht, sepse ata jetojnë me shpresën e dështimit të Kosovës dhe kthimit të Serbisë në Kosovë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme thotë se është e pandërgjegjshme që Kurti të humbë tri vjet me çështjet e targave dhe me kryetarët e komunave në veri të vendit.

“Kosovës nuk i konvenon zgjatja dhe status quo-ja, sepse procesi i shtetndërtimit i pa përmbyllur dhe Kosova nuk është e njohur nga pesëshja evropiane nga shumë shtete të OKB-së, nuk është pjesë e NATO-s, këto janë vitale për interesin e Kosovës. Është krejtësisht e pandërgjegjshme që Kurti të humb tri vjet në tema krejtësisht të parëndësishme: targat, regjistrimi i makinave, kryetarët e komunave, etj”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, marrëveshjet ndërkombëtare janë të detyrueshme për Kosovën.

“Marrëveshjet ndërkombëtare janë të detyrueshme. Sepse, ne jetojmë në kontinentin e Evropës, kontinent që ka standarde për të gjitha temat dhe kur një shtet merr përsipër një detyrim, në marrëveshjet ndërkombëtare në relacion edhe me BE-në, atëherë është jo serioze që me ndërrimin e qeverisë të mos zbatohet ajo marrëveshje. Është mirë, ndonëse me vonesa që kryeministri cili do qoftë, në këtë rast Kurti që ka hyrë në kornizën e pranimit të marrëveshjes dhe të implementimit të saj, fundi ai vetë është pajtuar në Ohër”, shtoi Berisha.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar dhe po zhvillon takime me liderët e Bashkimit Evropian. Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Lidhur me këto takime ende nuk janë deklaruar palët, as ajo kosovare e as serbe./teve1.info/

Tags: albin kurtiAnton BerishaBE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën