TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Nuk ka sanksion që na ndal, do ta fitojmë betejën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha për akuzat ndaj tij dhe dhëndrit: Deklaroj se janë pa baza dhe sulme të Edi Ramës

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim në Durrës me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike, ku foli për betejën e opozitës në Parlament gjatë javëve të fundit.

Berisha tha se opozita është e vendosur t’i qëndrojë deri në fund kërkesave të saj, edhe pse siç u shpreh, janë koshientë që Kryeministri nuk ja u plotëson.

“Parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur Kushtetuta të zbatohet aty. Deputetët e parlamentit janë të vendosur për sakrificë sublime njëlloj si në vitin 1991, qytetarët e Durrësit bënë copa këtu përmendoren e Enver Hoxhës, në Shkodër të Stalinit, njësoj si Kavaja që përmbysi diktaturën. Sot të gjithë jemi të thirrur në fushë për aktet e guximit. Në parlament çfarë po bëjmë? Ne e dimë që ai nuk i plotëson kërkesat, por ne do qëndrojmë deri në pikën e fundit. Sepse ne duhet të vrasim frikën te të tjerët. Këto janë akte, simbole të guximit, por duhen për të vrarë frikën. Se ka ngjallur frikë ky biri i xhelatëve. Ka ngjallur frikë te qytetarët. Pra, ka një kohë sot, ka një kohë për çdo demokrat. Unë do ua them këtu, shumë nga ju mund të keni menduar se ne duhet të zgjedhim emër tjetër. Jo, ne nuk do zgjedhim emër tjetër. Ai emër dhe demokracia e Shqipërisë, ai emër dhe pluralizmi, ai emër dhe shpresa e Shqipërisë, duhet të jetojnë dhe do jetojnë gjithmonë”, tha ai.

Pavarësisht masave përjashtuese nga Parlamenti të disa deputetëve demokratë, kryetari i PD theksoi se opozita nuk do të tërhiqet dhe do ta vijojë betejën e saj.

“Ne jemi para qenies së mosqenies. Nëse ne nuk qëndrojmë për ju në të drejtën që na njeh Kushtetuta, ne nuk ekzistojmë. Po cila është alternativa? Të largohemi nga parlamenti? Në asnjë mënyrë, aty do rrimë në çdo akt tonin do shihni kryengritjen tuaj, përpjekjen tonë për përmbysjen e regjimit. Kjo është një betejë dhe ne do e fitojmë ne. Edi Rama e ka kuptuar që ne do e fitojmë këtë betejë dhe sapo u ngritëm në këmbë si një opozitë e vërtetë, e pamposhtur, si një opozitë që nuk mund ta shiste dhe blinte, vendosi sanksione duke besuar se do na tërheqë. Nuk ka sanksion, nuk ka burg, nuk ka gjë në botë që mund të na ndalë ne, ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve. Ne do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët. Përpiqet të bëjë çdo lloj pazari, vetëm e vetëm të sigurojë karrigen e tij”, është shprehur Berisha. /klantv

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Një grup qytetarësh në Tiranë vijon protestën para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Një grup qytetarësh në Tiranë vijon protestën para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ndërpritet seanca fillestare për rastin e Diana Kastratit

Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci

Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi për vrasjen e Diana Kastratit e vrarë më 18 maj të vitit 2011.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi për vrasjen e Diana Kastratit e vrarë më 18 maj të vitit 2011.

Gjendet pa shenja jete një person në Vitomiricë të Pejës

Gjendet pa shenja jete një person në Vitomiricë të Pejës

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

I mituri raporton se u kërcënua me thikë dhe sopat nga vëllai i tij

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen katër shtetas turq, dyshohet se sulmuan një person dhe e mbajtën të mbyllur në veturë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohen tre persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën