TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Berisha: Ministri Krasniqi për hakmarrje politike nuk e ka pranuar Suad Ademin në pozitën e nënkryetarit të Fushë-Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha: Ministri Krasniqi për hakmarrje politike nuk e ka pranuar Suad Ademin në pozitën e nënkryetarit të Fushë-Kosovës

Gjykata Themelore më 12 prill të këtij viti ka refuzuar pretendimet e ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili pretendonte se emërimi i Suad Ademit në pozitën e nënkryetarit të komunës së Fushë-Kosovës, ishte joligjor.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, thotë se ministri Krasniqi këtë situatë e krijoi për hakmarrje politike e shkaqe personale.

“Ne themi që është hakmarrje politike, për inate politike, në këtë mënyrë ai ka kaluar edhe Kushtetutën edhe ligjin. Për ne është humbje jashtëzakonisht e madhe, e kjo për shkak të një inati politik e personal që ka ministri Krasniqi. Krasniqi ka keqpërdorur autoritetin e tij publik. Kjo qasje në mënyrë arbitrare e ministrit ndaj këtij vendimi, është vendim tepër i rëndë për ne. Përkundrazi, Krasniqi do duhej të ofronte bashkëpunim, të ofronte projekte e mbështetje. Që 14 muaj kemi mbetur pezull pa një person që ushtron këtë detyrë. Ne jemi duke pritur ende vendimin e Gjykatës”, deklaroi Berisha në emisionin “Ditari”.

Njëherit, Berisha tha se ministri Krasniqi ka vazhduar të pengojë këtë proces duke ngritur padi ndaj vendimit të Kuvendit Komunal në Gjykatën Themelore, e një gjë të tillë, Berisha e vlerësoi si luftë të egër e të padrejtë ndaj tyre.

“Me kryetarin e Komunës kemi arritur që në shkurt të vitit 2022, propozimi për nënkryetarin të kalojë në Asamblenë komunale. Komuna e Fushë-Kosovës, bazuar në mandatin e saj, e ka për detyrë t’ia bartë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal secilin vendim që e merr. Fatkeqësisht, ne e kemi pasur fatin që ministri i asaj ministrie, të jetë njëri nga kundërshtarët tanë politik, e që ka qenë po në ato zgjedhje. Fati jonë i keq ka qenë që Elbert Krasniqi, të jetë ministër i asaj ministrie dhe në momentin që ka shkuar lënda për interpretim, kanë filluar luftën e tyre të padrejtë  dhe luftën e egër në raport me vendimin e marrë për ne. Kanë kërkuar menjëherë që të anulohet vendimi dhe janë bazuar në udhëzimin administrativ, udhëzim i nxjerrur në mospërputhje me vetëqeverisje lokale dhe Kushtetutën. Është në mospërputhje sepse është nxjerrë nga vetë Ministria me qëllim që t’i koordinojnë sipas interesave të tyre ditore”, theksoi tutje Berisha në Tëvë1.

Berisha deklaroi se edhe avokati i popullit i është drejtuar Ministrisë për ta korrigjuar atë udhëzim administrativ. Mirëpo, ky i fundit thotë se i njëjti ka vazhduar të jetë ende në fuqi.

“Komuna e Fushë-Kosovës duke qenë e vetëdijshme se ka vepruar drejtë, nuk ka pranuar ta anulojë atë vendim”, tha Berisha./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë

Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Tentoi t’i godasë me veturë zyrtarët policorë, Policia përdor armën

Drenas – Një person vetplagoset derisa po voziste

Prishtina pret Pejën në kryeqytet

Prishtina pret Pejën në kryeqytet

Duele interesante në Ligën e Parë

Duele interesante në Ligën e Parë

Superliga, derbi në Gjilan

Superliga, derbi në Gjilan

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim parash dhe posedim droge, ndaj njërit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Tentoi t’i godasë me veturë zyrtarët policorë, Policia përdor armën

Drenas – Një person vetplagoset derisa po voziste

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën