Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur bindjen se qeveria e re do të formohet nga opozita.
Ai të hënën pas regjistrimit si deputet ka thënë se të martën do duhej të konstituohet Kuvendi por ka thënë se nuk beson që do të formohet qeveria.
I pyetur nëse partneri i tyre i koalicionit Nisma Socialdemikrate do ta votojë qeverinë Kurti ka thënë se bisedimet me ta është duke i udhëhequr dikush tjetër, por ka thënë se ka besuar në një koalicion të frytshëm me këtë parti.
Berisha ka shtuar se ndoshta fjalët e dhëna nga kjo parti janë shkelur.