Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të së Prishtinës, Bekë Berisha, e ka vendosur sigurinë në shkolla në qendër të programit të tij.
Përmes një videomesazhi në Facebook, Berisha ka treguar raste të ankesave të prindërve, duke u zotuar se mbrojtja e fëmijëve do të jetë prioriteti i tij nëse i besohet udhëheqja e kryeqytetit.
“Si kryetar, siguria e fëmijëve do të jetë prioriteti numër një. Do të angazhojmë policë në pension pranë shkollave, të pranishëm, por pa u bërë të dukshëm, dhe në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit, prindërit dhe organet përkatëse. Fëmijët duhet të jenë të sigurt, mësuesit të respektuar dhe prindërit të qetë”, ka theksuar Berisha.