TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha: Florjan Binaj është kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës

by teve1
4 javë ago
1
A A
Berisha: Florjan Binaj është kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se aktori, Florjan Binaj është kandidati i opozitës përballë Orgerta Manastirliut në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit në Tiranë.

Berisha shprehu vlerësimet për të gjitha kandidaturat e ardhura nga personalitete të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, ndërsa theksoi se kandidatura e PD do diskutohet edhe me aleatët.

“Kandidaturat e ardhura, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, janë realisht kandidatura të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora. Partia Demokratike, duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjes me të keqen që përfaqëson Edi Rama, informon se do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha Berisha, raporton Euronews Albania.

Berisha u shpreh se nëse merr miratimin nga aleatët, PD është e gatshme të angazhojë të gjitha potencialet në shërbim të kandidatit dhe fitores së tij në zgjedhjet e pjesshme.

“Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij. Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike. Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij”, tha Berisha.

Florjan Binaj shpalli një ditë më parë kandidaturën si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

Partia Socialiste e ka zyrtarizuar më 11 shtator kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kryebashkiake të Tiranës. Edhe Partia “Lëvizja Bashkë” ka propozuar kryetarin e saj, Arlind Qori, për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Zgjedhjet e 9 nëntorit do të mbahen në gjashtë bashki: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Fushata zgjedhore do të nisë më 1 nëntor, ndërsa afati për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore përfundon më 11 tetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Trumpi dhe presidenti i Sirisë takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Trumpi dhe presidenti i Sirisë takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

SHBA propozon rezolutë të OKB-së për vendosjen e forcave të sigurisë në Gaza

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën