TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Beqiri rrëfen momentin e shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali dhe dorëheqjen e tij si kryeministër

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Beqiri rrëfen momentin e shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali dhe dorëheqjen e tij si kryeministër

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, pedagogu nga Universiteti i Tiranës, Evarist Beqiri, foli rreth vështirësive të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Ismail Qemali ishte ai që ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, e që sipas Beqirit, padyshim ai ishte njeriu i duhur, në kohën e duhur.

“Në momentin që e bëmë pavarësinë, e bëmë menjëherë dhe me shumë vështirësi. Pra, ishte një lindje e vështirë. Për shkak të rrethanave, Ismail Qemali, ishte njeriu i duhur, në momentin e duhur, në kohën e duhur. Ai kishte punuar për këtë ditë arriti ta realizonte me shumë sukses dhe jo rastësisht”, deklaroi Beqiri në emisionin “Infonata”.

Ndër të tjerash, Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar, me ç’rast, Beqiri tha se momenti i dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, është po aq i rëndësishëm sa momenti i shpalljes së pavarësisë.

Duke komentuar arsyen e dorëheqjes së tij, pedagogu vlerësoi që njëra na arsyet kryesore mund të jetë atdhe dashuria që ai kishte për Shqipërinë.

“Momenti i pavarësisë është shumë i rëndësishëm, ashtu siç është edhe momenti i dorëheqjes së tij. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, ai donte ta reformonte Shqipërinë. Ai u mor edhe me ekonominë, filloi të themelonte bankën shqiptare. Nga ana tjetër u përpoq ta bënte edhe reformën agrare duke marrë toka që ishin jo të regjistruara dhe donte që t’ia shpërndante popullit. E me këto reforma prekeshin interesa, prandaj menjëherë pas shpalljes së pavarësisë filluan kundërshtime nga vetë shqiptarët, nga vetë klasa e pasanikëve, andaj kjo ishte një nga faktorët që ai u detyrua të jepte dorëheqjen, e këtë e bëri si një akt atdhe dashurie, për ta shpëtuar Shqipërinë”, potencoi Beqiri në Tëvë1.

Kujtojmë se Shqipëria sot feston 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ-ja miraton qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Memli Krasniqi nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën