TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Beqiri: Fokusi i qeverisë ishte në veri, harroi sektorët tjerë për zhvillimin e vendit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Tensionet në veri të Kosovës gjatë vitit që lamë pas kanë ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Qeveria e Kosovës është fokusuar vetëm në atë pjesë të vendit duke anashkaluar përmirësimin e kushteve për bizneset dhe qytetarët. Madje, për shkak të situatës jo të mirë të sigurisë janë anuluar edhe shumë vizita nga kompani të huaja.

Kështu ka thënë, drejtoresha e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Zana Beqiri, e cila thotë se viti 2023 nuk ka sjellë rezultate të mira në aspektin ekonomik, duke shtuar se qeveria ka ngecur në këtë drejtim.

Beqiri ankohet për mungesë bashkëpunimi të mirëfilltë mes këtij institucioni dhe qeverisë, thotë se shteti duhet të ofrojë më shumë mbështetje për bizneset.

Ndërsa potencon se edhe rritja ekonomike e parashikuar nga qeveria nuk është reale.

“Për vitin 2023 ne kemi parë mjaft ngecje sa i përket sektorit privat. Është dashur t’i jepet më shumë fokus investimeve kapitale, pastaj ndihmës ekonomike sa i përket biznesit, e jo të jetë i gjithë fokusi vetëm në një çështje në veri dhe të harrohen sektorë tjerë. Sa i përket rritjes ekonomike doli që BQK sipas raportit tregon se është 3.5 për qind dhe jo siç ishte parashikuar nga qeveria me 3.8 për qind. Pastaj problemet e ndryshme që kanë hasur bizneset kanë qenë kryesisht sa i përket tregtisë dhe investimeve.”, thekson ajo.

Duke folur për faktorët që kanë goditur ekonominë e vendit, Beqiri thotë se masat e BE-së karshi Kosovës, kanë ndikuar që të anulohen edhe vizita të kompanive të ndryshme të huaja.

“Një prej problemeve që e kemi pas në vitin 2023 natyrisht janë masat e BE-së. Ato janë përkthyer mjaftë keq në realitetin tonë të biznesit. Ne patëm rishtas tani edhe një organizim me një nga ambasadat të cilat i kemi partner nga vendet e BE-së dhe aty ata që ishin planifikuar, kompanitë të shumta që ishin planifikuar të vinin, nuk mund të na vizitonin për shkak se kishin frikën e sigurisë”, shton Beiqiri.

Ajo vlerëson se shteti duhet të mbështesë më shumë prodhimet vendore, e po ashtu duhet të fokusohet më shumë në sektorin e energjisë dhe atë të bujqësisë.

“Nuk është se është ngrit importi në masë të madhe ashtu siç kemi shpresuar. Natyrisht mungojnë investime të ndryshme në sektor elementar dhe po shpresojmë se fokusi do të jetë pak më i madh në energji, bujqësi vitet në vijim, në prodhimin vendor, pasi kemi një numër të madh të prodhueseve që vinë me produkte mjaft cilësore, janë shumë të përgjegjshëm dhe kanë kohë të gjatë në Kosovë, ata meritojnë të zgjerojnë tregun e tyre në Evropë…Po ashtu ka rënë eksporti mjaft nga Serbia dhe në raport me atë shihet se një numër i vendeve të rajonit janë favorizuar nga bizneset tona”, thotë Beqiri.

Ajo potencon se liberalizimi i vizave do të ndikojë tek bizneset sa i përket punëtorëve.

“Bazuar në përvojat e vendeve në rajon të cilët e kanë kaluar këtë, ne njëjtë parashohim që do të jenë gjashtë muajt e parë të vitit mund të jetë mjaft problematik për tregun e punës. Për këtë arsyeje këshilla jonë është gjithmonë të bizneset që të shohin cilat janë mundësitë që të bëjnë përmirësimet brenda kompanive, pavarësisht se Ligji i punës nuk është edhe më i miri ta mbrojë punëtorin apo punëdhënësin. Kështu po shpresojmë se ky vit do të shkojë sa më mirë të jetë e mundur”, potencon Beqiri.

Në fund, Beqiri uron që ky vit të jetë sa më i suksesshëm për bizneset./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

Policia realizon ushtrim të avancuar kundër kërcënimeve radiologjike

E dyshuara për vrasjen e kunatit thotë se ai dhe burri i saj e kishin kërcënuar dhe kanosur vazhdimisht

Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ul me 20% akcizën e karburanteve

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i selektorit të Italisë

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

Më shumë se një muaj jashtë fushave, Ronaldo lë pas dëmtimin dhe kthehet në skuadër

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

U shkarkua pas dështimit në “play off”-in e Botërorit, trajneri pëson sërish atak kardiak dhe bie në koma

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën