TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Beqa: Nëse ka deputetë që fshehurazi duan ta votojnë Albulena Haxhiun, janë frikacakë

by TËVË 1
8 muaj ago
1
A A
Beqa: Nëse ka deputetë që fshehurazi duan ta votojnë Albulena Haxhiun, janë frikacakë

Politologia Arta Tahiri-Beqa ka komentuar zhvillimet aktuale politike në Kuvendin e  Kosovës, duke vënë në dyshim ekzistencën e ndonjë vullneti të fshehtë nga deputetë të opozitës për të mbështetur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

Ajo tha se nuk i beson deklarimeve se disa deputetë po japin mbështetje në mënyrë jozyrtare për kandidaturën e Haxhiut.

“VV-ja e pa që e refuzoi LDK-ja – në rregull! Por në Parlamentin e Kosovës janë edhe deputetë të tjerë, pa 20 të LDK-së, të cilët, po, është fakt që kanë thënë: jo Albulenën, por edhe Albin Kurtin të dalë kandidat, nuk do ta votojnë”, tha Tahiri-Beqa.

Ajo i quajti të pabesueshme pohimet se disa deputetë të opozitës mund të jenë të gatshëm të mbështesin kandidaturën e VV-së në biseda të mbyllura, por jo në mënyrë publike.

“Unë nuk i besoj personalisht asnjë mendimi që thotë se janë disa deputetë të opozitës që juve në objekte të kafeneve, bufeve apo personalisht po ua shqiptojnë dëshirën për ta votuar Albulena Haxhiun, e që publikisht nuk po e bëjnë”, deklaroi ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tahiri-Beqa theksoi se përbërja aktuale e deputetëve të partive opozitare përbëhet nga figura të njohura dhe të vjetra politike, të cilët, sipas saj, nuk japin sinjale për ndryshime apo lëvizje jashtë vijës partiake.

“Kur e shoh listën e LDK-së dhe PDK-së që janë përfaqësues deputetë aty, asnjë nuk ma mbush mendjen mua – janë veteranë të këtyre subjekteve politike. Nuk ka figura të reja që mund të kenë animime ndryshe”.

Ajo tha se nëse ka deputetë që kanë thënë se e votojnë Haxhiun me votim të fshehtë, janë frikacakë.

“Këta deputetë në qoftë se ekzistojnë janë frikacakë. Nëse ekzistojnë deputetët e tillë në Kuvendin e Kosovës që paskan frikë me votua Albulenën hapur e iu paskan premtuar juve fshehur, unë sot i quaj deputetë frikacakë”, deklaroi ajo./teve1.info/

Tags: Arta Tahiri-Beqa
ShareTweet

Postime të ngjashme

8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë

8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Sulm me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuari – policia gjen armë dhe granatë në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës: 8 Marsi simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave

Policia e Kosovës: 8 Marsi simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Sulmohet me thikë një person pas një mosmarrëveshje në trafik, arrestohet i dyshuari

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë

Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Hetohet vdekja e një burri në Mitrovicë të Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën