Analistja politike, Arta Beqa, ka thënë se koalicioni parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është taktizim për mbledhjen e votave.
Ajo ka vlerësuar se Limaj i është bashkuar këtij koalicioni për të mos e humbur mbështetjen, pasi siç ka thënë ajo duke qenë jashtë Kuvendit rrezikon një gjë e tillë.
Kruese sipas saj, Haradinaj po të shkonte vet në zgjedhje do të rrezikonte të kalonte pragun.
“z.Haradinaj cili po të shkonte me këtë tempo mund të rrezikoj edhe ky vet të kalojë pragun. Janë bërë bashkë sepse fillimisht z.Limaj të riaktivizohet në jetën politike duke qenë pjesë e një koalicioni dhe e dyta që z. Haradinaj të mos rrezikonte kalimin e pragut”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Haradinaj e Limaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor kanë thënë se janë bërë bashkë për ti dhënë vendin drejtim të ri.
Ata kanë paralajmëruar se do të ketë zgjerim të këtij koalicioni.