TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ben-Meir: Vuçiq nuk është i gatshëm për marrëveshje që çon në njohje të pavarësisë së Kosovës

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Foto ilustruese

Autor: Besarta Mehmeti

Mirëpo, sipas tij përpjekjet për normalizim te raporteve duhet vazhduar.

Në një përgjigje për Teve1.info, Ben-Meir tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është afër arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do çonte në njohje të Kosovës.

“Besoj se përpjekjet për normalizim duhet të vazhdojnë, ne nuk duhet të mbajmë frymën në pritje të një përparimi në këtë drejtim. Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk është afër arritjes së ndonjë marrëveshjeje që do të normalizonte plotësisht marrëdhëniet me Kosovën dhe do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Serbia e ka refuzuar vazhdimisht propozimin franko-gjerman, pasi neni 8 dhe 9 flasin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ben-Meir shton se ka shumë hapa të tjerë që duhet ndodhur drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke përmendur Asociacionin, Liqenin e Ujamanit dhe Minierën e Trepçës.

“Serbia e ka refuzuar vazhdimisht propozimin franko-gjerman për faktin se nenet 8 dhe 9 mund të interpretohen si të barasvlershme me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Neni 8 thotë se ‘Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të themelohen në selinë e Qeverisë përkatëse’ dhe në nenin 9 thuhet ‘Kosova dhe Serbia bien dakord që ky Traktat nuk do të prekë traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura tashmë prej tyre ose që kanë të bëjnë me to’. Shumë hapa të tjerë në rritje drejt normalizimit duhet të ndodhin, duke përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të modifikuar për Asociacionin e Komunave Serbe, përcaktimin e të drejtave të ujit mbi liqenin e Ujmanit dhe të drejtat për minierën e Trepçës, ndër të tjera, përpara se të zbatohet plani franko-gjerman”, tha Ben-Meir për Teve1.info.

Eksperti amerikan foli edhe për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ku e quajti si hap të rëndësishëm për zbutjen e tensioneve mes vendeve.

Ai kritikoi Kurtin për “dramat” që bëri në lidhje më këtë çështje.

“Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është padyshim një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së tensionit mes dy vendeve. Kjo marrëveshje duhet të ishte arritur shumë më herët pa aq bujë dhe drama nga ana e kryeministrit Kurti. Në të vërtetë, z. Kurti duhej të pranonte nën presionin e SHBA-së dhe BE-së. Në fund, siç deklaroi shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, “Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës, ndërsa ‘Kosova do të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve’”, përfundoi Ben-Meir.

Kosova dhe Serbia së fundmi kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat ilegale edhe pse kjo çështje bëri që të tensionohet situata në veri. E ajo çfarë pritet të diskutohet pas kësaj marrëveshjeje mes dy palëve është plani franko-gjerman. Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka paralajmëruar se do t’i ftojë në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar për planin franko-gjerman të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Sipas BE-së, ky plan ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Rinumërohen mbi 80 për qind e votave

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

A do të ketë balotazh në Vushtrri? – PDK dhe VV në garë me njëra-tjetrën

Rinumërohen mbi 80 për qind e votave

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Prokuroria me aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim me vota

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, konfiskohen telefona dhe drogë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz në Gjilan

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Deçan

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Sërish e kalueshme rruga Ferizaj–Gjilan pas bllokimit nga uji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën