Përmes një postimi në Twitter, Ben-Meir theksoi se Vuçiq po përdor komunat e veriut të Kosovës për të arritur objektivitetin e tij, shkruan teve1.info
“Presidenti i Serbisë Vuçiq është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij”, ka shkruar Ben-Meir.
President Vucic of Serbia is determined to undermine Kosovo’s independence, and he uses the Serb-populated northern Kosovo municipalities where they have conflicting interests to achieve his objective. #Kosovo #Serbia
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) December 26, 2022
Ndryshe , janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicës. Grupe të qytetarëve serbë kanë ngritur barrikada që nga 10 dhjetori, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Pantiq u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i./teve1.info