TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ben-Meir: Pavarësisht çfarë thotë Vuçiqi, Kosova duhet të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

nga tëvë1
24 Mars, 2022
0
A A
Ben-Meir: Pavarësisht çfarë thotë Vuçiqi, Kosova duhet të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Intervistoi: Bledë Krasniqi

Ben-Meir është shprehur se lufta në Ukrainë duhet ta shtyjë NATO-n ta ketë në konsideratë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ndër të tjerash, eksperti i Ballkanit Perëndimor komentoi edhe deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që disa shtete do ta tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës nëse kjo e fundit anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Sipas tij, pavarësisht kësaj, Kosova duhet që të vazhdojë ta kërkojë një gjë të tillë.

I pyetur se a është Kosova në rrezik nga ndikimi rus në Ballkan, Ben-Meir potencoi se Rusia do dëshironte dhe ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj në Ballkan.

Teve1.info: Cilat janë pasojat e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës për vendet e Ballkanit Perëndimor, apo sa mendoni se ka ndikim lufta në Ukrainë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë?

Ben-Meir: Nuk besoj se, të paktën në këtë moment, pushtimi i Ukrainës do të kishte ndonjë ndikim specifik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rusët janë zhytur brenda Ukrainës, dhe nuk ka gjasa që Putin të përpiqet të krijojë një konfrontim të ri, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh performancën shumë të dobët të ushtrisë së tij kundër forcave ushtarake ukrainase.

Teve1.info: Sipas jush, a është lufta në Ukrainë një rast që tregon se Kosova duhet të bëhet një anëtare e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt të jetë e mundur?

Ben-Meir: Unë besoj se lufta në Ukrainë duhet ta shtyjë NATO-n të shqyrtojë me kujdes vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen organizatës, si Finlanda dhe Suedia, dhe sigurisht edhe Kosova duhet të konsiderohet, edhe pse ka ende konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, në këtë rast ne duhet të bëjmë dallimin ndërmjet anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit në NATO, dhe konflikti Serbi-Kosovë nuk duhet ta pengojë këtë që të ndodh. Në përgjithësi, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, NATO ka më shumë gjasa të ndërmarrë një rishikim të madh të strategjisë së saj ndaj Rusisë dhe në këtë kontekst të shqyrtojë opsionet e saj të ndryshme për vendet e tjera evropiane që i bashkohen organizatës.

Teve1.info: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një qëndrim neutral dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës. Si ekspert për çështjet e Ballkanit Perëndimor, si e shihni këtë? A ka ndikim Rusia mbi Serbinë?

Ben-Meir: Nuk ka dyshim se Rusia ka ndikim mbi Serbinë. Presidenti Vuçiq ka disa kohë që kërcen në dy dasma, si të thuash, por në përgjithësi, Serbia ende po anon drejt hyrjes në kampin perëndimor dhe jo në Rusi. Për më tepër, duke pasur parasysh shkatërrimin masiv dhe krizën humanitare që i është shkaktuar Ukrainës nga Rusia, Putini e ka ekspozuar veten për atë që është – një diktator i pamëshirshëm që po kryen krime lufte në mes të ditës. Kjo do të bëjë që shumë vende ta shohin çdo lidhje me të më shumë si një problem sesa një vlerë, i cili duhet të ndikojë ndër të tjera në Serbi.

Teve1.info: A mendoni se ky qëndrim neutral mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Ben-Meir: Që Vuçiq të mbajë një qëndrim neutral nuk duhet të ketë ndonjë ndikim specifik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq është për Vuçiqin dhe ai do të bëjë atë që mendon se është më e mira për veten së pari dhe për vendin e tij së dyti. Asnjanësia e tij deri në këtë pikë ofron një shenjë të qartë se ai nuk është i gatshëm të “fusë të gjitha vezët e tij në një shportë” si të thuash, dhe zhgënjimi i Putinit në Ukrainë dhe mizoritë që ai po kryen do të pakësojnë që të rrisin më tej ndikimin e tij tek shumë vende, përfshirë Serbinë.

Teve1.info: A është Kosova në rrezik nga ndikimi rus në Ballkan, apo një sulm i mundshëm nga Serbia?

Ben-Meir: Kuptohet, Rusia do të dëshironte dhe ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj mbi Ballkanin Perëndimor gjatë gjithë kohës, dhe poshtërimi rus në Ukrainë i bën edhe më pak gjasa që Serbia të sulmojë Kosovën, nëse e ka menduar ndonjëherë këtë. Për më tepër, duhet të kujtojmë se SHBA-të, si dhe BE-ja dhe NATO-ja në shumë mënyra, pas luftës me Serbinë, janë angazhuar për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Teve1.info: Vuçiq ka thënë se nëse Kosova pranohet në organizatat ndërkombëtare, disa shtete do ta tërheqin pavarësinë e Kosovës? Si e komentoni këtë?

Ben-Meir: Pavarësisht se çfarë do apo dëshiron Vuçiq, Kosova duhet të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në cilëndo organizatë ndërkombëtare, si dhe njohjen nga vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende. Kjo përpjekje duhet të vazhdojë derisa Kosova duhet të mbetet e hapur për negociata me Serbinë në përpjekje për të zgjidhur konfliktin e tyre, sado e largët apo e vështirë të jetë në këtë moment. /Teve1.info/

 

Tags: anetaresimi ne organizata nderkombtareBen MeirKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X