TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Belgjika dëshiron të sjellë të burgosurit në Kosovë, a po shndërrohet vendi në burg evropian?

Pas Danimarkës edhe Belgjika po synon që të sjellë disa të burgosur në Kosovës. Por nga KMDLNJ po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Nga prilli i vitit 2027 në Kosovë pritet të vijnë mbi 300 të burgosur nga Danimarka.

Kjo pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy vendeve, ku shteti do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

E një synim të tillë e ka edhe Belgjika, e cila ka shprehur dëshirë që disa të burgosur ti sjellë në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë me dije që disa shtete disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës.

“Pas ratifikimit të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për ekzekutimin e dënimeve daneze, disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Republikës së Kosovës. Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare lidhur me këtë çështje. Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka kompetencë për trajtimin e kërkesave në nivel ndërkombëtar që lidhen me dhënien në shfrytëzim të institucioneve korrektuese”, thuhet nga ShKK.

Por ardhjen e të burgosurve belgë në Kosovë, nuk po e sheh si fortë të udhës Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Faktikisht është bërë gabimi kur është bërë marrëveshja me Danimarkën, pra është hapur rruga që kushdo që jep pak para mundet të  sjelle kriminelë nga e gjithë bota në Kosovë. Ata nuk janë shtetas as të Belgjikës as të Danimarkës, ata janë shtetas të vendeve të treta të cilët kanë bërë problem. Të gjithë nuk kanë mundur të rehatojë as Danimarka e as Belgjika me një kapacitetet shumë më të madh edhe profesional edhe material e tash  po bien hise Kosovës që nuk po mund të merret me burgosurit e vet”, ka thënë Behxhet Shala.

Madje sipas KMDLNJ –së, sjellja e këtyre personave në Kosovë është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Kjo është në kundërshtim me të drejtat e njeriut pas ata njerëz këtu do të sillen ne mënyrë të dhunshme përkundër vullnetit të tyre dhe do të shkelen të drejtat e njeriut dhe fakti që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës ua mundëson këtë aventura patologjike. Kjo nuk ka logjikë, ata njerëz kanë familje duhet të kenë vizita duhet të kenë shërbime mjekësore”, është shprehur ai.

Edhe nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal  nuk e shohin se të arsyeshme që të burgosurit e vendeve tjera të vijnë në Kosovë.

“Kjo është një politikë e gabuar pasi Kosova nuk mund të shndërrohet në një burg evropian kjo është e para dhe e dyta për të ndodhur kjo duhet të ketë marrëveshje në mes të dy qeverive, pra marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe e njëjta marrëveshje të kalohet në Kuvend”, ka thënë Anton Recaj.

Së fundmi, në Kosovë kanë qëndruar edhe Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, së bashku me ministren e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, ku zyrarisht u tha seu diskuta për bashkëpunime në fushën e drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

“InfoNata” 06.11.2025

Meholli thotë se prioritet kryesor do të ketë furnizimin me ujë, premton ndërtimin e 6 çerdheve

Meholli thotë se prioritet kryesor do të ketë furnizimin me ujë, premton ndërtimin e 6 çerdheve

Meholli: Koalicioni me LDK-në do të sjellë ndryshimin e pushtetit në Vushtrri

Meholli: Koalicioni me LDK-në do të sjellë ndryshimin e pushtetit në Vushtrri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën