TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Beka: Zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Beka: Zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, thotë se miratimi i shtesave të rrezikshmërisë nga Qeveria e Kosovës për shtatë kategori të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është selektiv, pasi që nuk janë përfshirë zjarrfikësit.

Sipas Bekës, ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk është analizuar mirë, derisa thotë që ka qenë vendim shokues.

“Ky vendim i Qeverisë është i paanalizuar mirë, mendoj se nuk është vendim i Komisionit që është themeluar nga Qeveria e Kosovës për arsyeshmërinë e rrezikshmërisë në vendin e punës. Ne kemi dërguar specifikat, arsyet se cilat janë rreziqet e punës për shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë. Kemi pritur që do të dalin me vendim, mirëpo sot jemi befasuar kur Qeveria e Kosovës del me vendim për rrezikshmërinë për pjesëtarët ose për Policinë e Kosovës, duke na anashkaluar dhe me të vërtetë ka qenë një vendim shokues. Të gjithë zjarrfikësit e kanë pritur jashtëzakonisht të dëshpëruar, të revoltuar”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve thotë se është për t’u befasuar me neglizhencën e institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve.

“Ky vendim i Qeverisë vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen, ashtu edhe e përkeqësuar ka qenë, e rënduar në këtë shërbim. Është vërtetë për t’u befasuar me neglizhencën e institucioneve karshi shërbimeve  të zjarrfikësve në Kosovë. Ne kemi pritur që Komisioni do të vendosë, në bazë të rezultateve të analizave do të dalin edhe me arsyen cilit shërbim i takon rrezikshmëria, cilit jo. Mirëpo, kjo nuk ndodhi. Ndodhi me një vendim të Qeverisë”, tha ai.

Tutje, ai tha se zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale.

“Ne jemi pa përkujdesje institucionale. Jam i bindur që të gjithë e dinë. Nëse nuk është kështu siç themi ne, le të dalin ata me argumente dhe le të thonë që kjo gjendje s’është kështu. Asgjë nuk është bërë”, shtoi ai.

Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkohë, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj.

Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.

Ndërkaq, zjarrfikësit kanë paralajmëruar protestë nëse s’paguhen për rrezikshmëri./teve1.info/

Tags: Muharrem BekaProtestaZjarrfikesit
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

​Lushtaku e organizon sonte në Skenderaj tubimin në pritje të verdiktit të Hagës

​Lushtaku e organizon sonte në Skenderaj tubimin në pritje të verdiktit të Hagës

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani për vdekjen e Brovinës: Një grua që tërë jetën ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Caktohen stadiumet e finaleve të Championsit

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj refuzon edhe Ascolin, opsion mbetet Rusia

Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

​Lushtaku e organizon sonte në Skenderaj tubimin në pritje të verdiktit të Hagës

​Lushtaku e organizon sonte në Skenderaj tubimin në pritje të verdiktit të Hagës

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani për vdekjen e Brovinës: Një grua që tërë jetën ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Grumbullimi dhe duelet e Kosovës në Ligën e Kombeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën