TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Behrami publikon pamje të reja nga Mitrovica, pretendon manipulim masiv të votave

by TËVË 1
3 muaj ago
6
A A
Behrami publikon pamje të reja nga Mitrovica, pretendon manipulim masiv të votave

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka publikuar sot pamje të reja që, sipas tij, tregojnë parregullsi serioze në procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se bëhet fjalë për fletëvotime të dyshimta, ku disa prej tyre shihen pa vulë zyrtare.

Behrami ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një manipulim të organizuar dhe jo për raste të izoluara.

Ai ka akuzuar pushtetin aktual për, siç thotë, “inxhinieri shtetërore” me qëllim të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar. Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit. Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh. Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor”, shkroi ai në Facebook.

Ai ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Prokurorinë, të hetojnë me urgjencë rastin për të garantuar integritetin e procesit dhe mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka paralajmëruar dorëzimin e një ankese zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me parregullsitë që pretendon se kanë ndodhur në Mitrovicë gjatë ditës së zgjedhjeve. /teve1.info/

Tags: Artan Behramimitrovica e jugutpdkTeve1zgjedhjet lokale
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Klinë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Sulmohet një polic në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Biserko: Vuçiq hapi dyert e ndikimit rus, Serbia po destabilizon Ballkanin

Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të veçantë për “Sarajevo Safari”

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Belinda Ballukut

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Ndërprerje të përkohshme të ujit në disa zona të Mitrovicës për shkak të punimeve në rrjet

Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Klinë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Sulmohet një polic në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën