Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami i ka reaguar ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph i cili kërkoi që të respektohet vendimi i Gjykatës Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Behrami ka listuar disa shkelje që sipas tij janë bërë nga Gjykata Speciale duke thënë se për këto nuk ka reaguar asnjë ambasador në Kosovës.
Publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar, cenim i prezumimit të pafajësisë, trajtim jo i barabartë i palëve, kufizime në të drejtat procedurale, paraburgim që pothuajse 6 vjet, janë disa shkeljet që ka listuar Behrami.
“Këto janë vetëm 10% e shkeljeve që ka bërë kjo gjykatë gjatë gjithë hetimeve dhe procesit gjyqësor. Tash ju po prisni që populli i Kosovës e pranon një verdikt dënues për krerët e UÇK-së me gjithë këto shkelje, me gjithë këto padrejtësi?!”, ka shkruar ai.
Prokuroria ka kërkuar burgim me nga 45-vjet për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Mbrojtja ka kundërshtuar këtë kërkesë të Prokurorisë duke e cilësuar si të pa bazë.
Edhe Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në fjalën e tyre përfundimtare kanë mohuar akuzat dhe pretendimet e Prokurorisë./teve1.info/




