TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Behrami flet për luftën në Kosovë në librin “Ylli i Futbollit”

nga tëvë1
3 orë më parë
0
A A
Behrami flet për luftën në Kosovë në librin “Ylli i Futbollit”

Më 18 gusht do të botohet libri me 256 faqe “Ylli i Futbollit”, me autor Andreas Boni.

Në librin “Ylli i Futbollit”, shumë njerëz nga bota e futbollit hapen dhe flasin hapur për përjetimet në jetën e tyre.

Reklamë

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” i ka publikuar deklaratat më të fuqishme dhe rrëqethëse të disa personaliteteve.

Njëri prej tyre që është përfshirë në librin e autorit Boni, është ish-mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami.

Boni, 43-vjeçar, me origjinë nga Zvicra Lindore, punoi në Blick për 15 vjet. Që nga viti 2023, ka qenë kryeredaktor i “Blue Sport”.

Behrami ka folur për përvojën e tij të largimit nga Kosova më 1990 dhe për atë se si futbolli i ndihmoi atij të rehatohej në Zvicër.

“Mbërritëm në Zvicër me autobusin e fundit nga Kosova kur kuptuam se nuk kishte të ardhme. Pak më vonë, filloi gjithçka. Shtëpia jonë u dogj, humbëm miq dhe të afërm, një xhaxha ishte në burg. Secili prej nesh e ka historinë e vet. Halla ime dhe një xhaxha tjetër u fshehën dhe më pas u gjetën. Ja çfarë ndodhi. Të gjitha gratë u rreshtuan në njërën anë, ndërsa burrat në anën tjetër. Dhe pastaj halla ime duhej të shikonte ndërsa burri i saj dhe të gjithë të tjerët u qëlluan. Ishte çmenduri. Pjesa më e keqe ishte pasiguria, sepse dinim shumë pak. Dhe pastaj dëgjoje në TV se kishin vdekur edhe 20 persona të tjerë. Dhe nuk e dije nëse gjyshërit e tu kishin vdekur. Nuk i kuptoja ende të gjitha, por ishte jashtëzakonisht e tmerrshme për prindërit e mi”, ka thënë Behrami.

Behrami i ka regjistruar 83 paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës, ndërsa aktualisht mbanë postin e drejtorit sportiv të Watfordi.

Behami ka bërë karrierë të madhe si lojtar, ku ka luajtur për skuadra, si Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Hamburg, Watford, Udinese, Sion, Genoa e Brescia.

I ka luajtur 259 ndeshje në Serie A, 106 në Premier Leauge, 22 në Bundesliga dhe dhjetë në Ligën e Kampionëve.

Me Napolin e fitoi Kupën e Italisë në vitin 2014, ndërsa është lojtari i vetëm i Zvicrës që është paraqitur në katër botërorë rresht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari në formacionin e javës në Ukrainë

Jashari në formacionin e javës në Ukrainë

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Steaua me tetë mungesa ndaj Dritës

Steaua me tetë mungesa ndaj Dritës

Sulmuesi Shpendi po kërkohet në Serie A

Shpendi do të ftohet nga Sylvinho

Edhe autori i dyshuar i vrasjes në Hajvali në arrati, identifikohet nga Policia

Edhe autori i dyshuar i vrasjes në Hajvali në arrati, identifikohet nga Policia

Jashari në formacionin e javës në Ukrainë

Jashari në formacionin e javës në Ukrainë

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Dërgohet në mbajtje personi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Komoran

Dërgohet në mbajtje personi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Komoran

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia konfirmon arrestimin e një të dyshuari për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Steaua me tetë mungesa ndaj Dritës

Steaua me tetë mungesa ndaj Dritës

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X