TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bëhet thirrje për kujdes ndaj kancerit të gjirit, numri i të prekurve në rritje

nga TËVË 1
1 Tetor, 2023
0
A A
Bëhet thirrje për kujdes ndaj kancerit të gjirit, numri i të prekurve në rritje

Në kuadër të fillimit të muajit rozë, është organizuar fushata vetëdijesuese “Race for the Cure 2023”, me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve kundër sëmundjes së kancerit të gjirit. Ndërkaq, u bë thirrje për kryerjen e mamografisë, në mënyrë që të parandalohet dhe zbulohet më herët sëmundja e kancerit të gjirit. Komuna e Prishtinës u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëjnë mamografinë falas.

Ky organizim filloi me defilimin e motoçiklistëve MC Eagles dhe çiklisteve të Kosovës nga Sheshi “Ibrahim Rugova”, si shenjë mbështetjeje ndaj grave të prekura nga sëmundja e kancerit të gjirit. Ndërsa vazhdoi me performancën e një grupi të baletit nga studio e baletit “Pirueta”.

Krejt në fund, filloi edhe vrapimi nga sheshi “Ibrahim Rugova”, deri tek “Rrethi me Flamur”, ndërsa ecjen e vazhduan deri te katedralja.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanceri i gjirit është një sëmundje që ndan familjet, duke mos i kursyer as meshkujt, derisa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëjnë mamografinë në mënyrë që sëmundja të zbulohet më herët.

“Jemi bërë së bashku këtu kundër betejës, një betejë kundër kancerit të gjirit, një sëmundje e keqe, një sëmundje që ndanë familje, një sëmundje që na i ka marrë nënat, motrat, gratë. Një sëmundje po ashtu, jo vetëm që i sulmon gruan në gji por edhe meshkujt, nuk është vetëm aspekti gjinor, nuk janë vetëm gratë në pyetje por janë edhe meshkujt…Së bashku me doktorin tash i kemi tre mamografë, kemi mundësi të shumta për secilin qytetarë, për gra dhe meshkuj që të shkojnë të shohim se a kemi probleme, pra ta luftojmë luftën, sepse nëse mamografia tregon këto pjesët e para të kancerit, nëse kapet në atë kohë, sëmundja mund të shërohet. I lus të gjithë qytetarët e kryeqyteti dhe jo vetëm. Ne si kryeqytet po i hapim këto mundësi, edhe për komunat përreth po edhe për të gjitha komunat e Kosovës”, tha Rama.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama shtoi se nuk do të ndalen derisa numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit të bjerë në zero.

Ndërsa, drejtori i Klinikes së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi tha se numri i grave të prekura me sëmundje të gjirit, po shënon rritje në Kosovë, derisa potencoi se deri në fund të këtij viti, numri mund të arrijë deri në 450.

“Fakti që ne sot në Kosovë i identifikojmë gra me kancer të gjirit në stadin e parë dhe të dytë, është një ngritje, derisa para dy tri viteve në shumicën e femrave, të cilat i kemi trajtu në Klinikën e Onkologjisë, kanë qenë në stadin e tretë-katër të sëmundjes, pra mbi 60 deri 70 për qind, kurse dy vitet e fundit, ky numër ka shënuar rënie në kuptimin e identifikimit në stadin e tretë apo të katërt…Numri femrave me kancer të gjirit është nga dita në ditë në rritje. Në Kosovë në këtë vit ne do të kemi një rekord të këtyre numrave, dhe për herë të parë ne do identifikojmë mbi 450 femra me kancer të gjirit, dhe është diku 10-15 për qind më shumë se vitin e kaluar. Akoma më shqetësuese është qe ne vazhdojmë të gjejmë femra të reja ndër moshën 50 vjeçare, femrat të cilat e kanë sëmundjen në stad shumë të avancuar”, potencoi Kurtishi.

Ndërsa, udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana tha se duhet të luftojmë kundër kësaj sëmundje gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm në muajin tetor.

“Mos të ndalemi vetëm në tetor por duhet të luftojmë edhe 11 muajt të tjerë sepse numri i pacientëve të kancerit të gjirit është në rritje e sipër dhe duhet të them se nuk duhet ta lëmë që koha të na merr sepse kemi mamografi, kemi mjek, kemi Onkologji, në mënyrë që këto sëmundje t’i pakësojmë“, tha Pireva.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, i cili tha se kjo fushatë ka treguar se sa e rëndësishme është që të jemi bashkë kundër kësaj sëmundje.

Ai shtoi se heroinat e kësaj fushate mbeten shumë gra që kanë kaluar këtë sëmundje duke i motivuar ata që të jenë më të fortë.

Sadiku potencoi se vetëm në shtator të këtij viti janë realizuar rreth 300 mamografi, deri tregoi se gjatë këtij muaji do të ketë shërbime falas edhe për gratë e komunave të tjera.

“Race for the Cure” është fushatë që organizohet në 140 vende të ndryshme të botës, që ka për qëllim ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje të rëndë, raporton KP.

Përndryshe, fillimi i muajit tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit. Muaji i vetëdijesimit të kancerit të gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Tags: Ilir KurtishiKanceri i gjiritperparim rama
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krejt çfarë dihet për tragjedinë në Prishtinë –Si vdiq 34-vjeçari e si mbet e plagosur gruaja e tij?

Krejt çfarë dihet për tragjedinë në Prishtinë –Si vdiq 34-vjeçari e si mbet e plagosur gruaja e tij?

“Jam i emocionuar çdo vit”, nipi i Ilir Konushevcit krenar që trashëgon emrin e furnitorit të UÇK-së

“Jam i emocionuar çdo vit”, nipi i Ilir Konushevcit krenar që trashëgon emrin e furnitorit të UÇK-së

S’merr dritë të gjelbër sërish as votimi i fshehtë, 13 dështime për konstituim

S’merr dritë të gjelbër sërish as votimi i fshehtë, 13 dështime për konstituim

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Zhegrova mungon edhe ndaj Marseillet, këtë të diel

Zhegrova nuk pritet të luajë më në këtë sezon

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë – Policia në kërkim të të dyshuarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X