TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Begaj s’takohet me Abdixhikun, LDK: Nuk e kuptojmë refuzimin e tij, qasje e pazakontë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Begaj s’takohet me Abdixhikun, LDK: Nuk e kuptojmë refuzimin e tij, qasje e pazakontë

Në një përgjigje për Teve1.info, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se kjo parti ka shprehur keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Begajn, me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj”, tha ajo.

Halimi u shpreh se nuk e kuptojnë refuzimin e takimit të Begajt me LDK-në, teksa thotë se e konsiderojnë si mundësi të humbur takimin e presidentit të ri shqiptar.

Sipas saj, LDK-ja ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, ka deklaruar Halimi për Teve1.info

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili e nisi vizitën e tij të parë në Kosovë si president i Shqipërisë, të hënën u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Ndërkaq, sot Begaj mëngjesin e ka nisur me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, më pas u takua edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe Erxhan Galushin nga Partia e Romëve. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

MAPL: Ndryshimi i logove të komunave në E-Komunat është çështje teknike, jo politike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Nagavci merr pjesë në hapjen e CybHER Boot Camp, fuqizon vajzat në sigurinë kibernetike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia jep detaje

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku i reagon Mustafës: LDK do të ecë përpara, por jo me ata që refuzojnë vullnetin e anëtarësisë

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Pas dhjetë ditë kërkimi, FSK gjen trupin e pajetë të 30-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Gjendet shqiptari i zhdukur prej 29-ditësh në lumin Mat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën