Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur mirënjohje për SHBA dhe BE në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e B & SHBA”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për dokumente. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës. /Teve1.info/