Ai ka thënë se Serbia duhet të kërkojë falje për atë se çfarë ka bërë dhe të jetë e para në tryezën e dialogut.
“Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Është e udhës për qeverinë që ka përgjegjësinë historike të kërkojë ndjesën e agresionit dhe të jetë e para në tryezën e dialogut”, ka thënë Begaj në pritjen tradicionale diplomatike të fillim vitit.
Begaj tha se Shqipëria është e fokusuar në paqe, dialog e demokraci, duke thënë se, shqiptarët do të mbeten faktor paqeje në Ballkan dhe promovues të imazhit të një Ballkani pasional, por jo konfliktual. /teve1.info/