TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

Presidenti Bajram Begaj ka qenë i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në këtë fushë.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri.

Shqipëria ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes, po rigjallërojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe po investojmë në infrastrukturën ushtarake dhe korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake.

Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi presidenti.

Veç përmbushje së detyrimeve si pjesë e NATO-s, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të promovuar integrimin Euroatlantik në rajon. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi krenarë që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat për në BE”, tha ai.

Në 30-vjetorin e marrëveshjes së Dayton-it, Presidenti Begaj çmoi firmosjen e këtij dokumenti jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin, teksa bëri thirrje për dialog, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

“Duke reflektuar mbi tre dekadat e fundit dhe sfidat me të cilat përballemi sot, ne, shtete të vogla si Shqipëria, jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë është thelbësore”, deklaroi Begaj.

Presidenti apeloi për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, të cilën ai e cilësoi si fillimin e gjithçkaje tjetër që duhet për të ndërtuar dinjitet, drejtësi dhe mundësi./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Rrëzimi i helikopterit në Katar: Gjashtë viktima të konfirmuara

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën