Bega për Tëvë1 tha se që nga shfaqja e inflacionit në vend, Qeveria Kurti ka zgjedhur të jetë spektatore në këtë situate.
“Qeveria jonë ka zgjedhur të jetë spektatore në këtë situatë, nuk ka marrë masa të duhura në fazën fillestare kur është shfaqur inflacioni. Këtë situatë e ka pranuar si të mirëqenë, sepse kjo është shprehur në të hyrat buxhetore të Qeverisë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë fiskale e cila do ta lehtësonte jetesën e qytetarëve në Kosovë. Shkaktarë të inflacionit janë sigurisht zhvillimet të cilat kanë ndodhur në tregjet globale. Fillimisht si pasojë e paketave ekonomike pas pandemisë dhe së fundi konflikti në Ukrainë”, tha Bega në emisionin “Infonata”.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fteve1.official%2Fvideos%2F427819029291692%2F&show_text=false&width=476&t=0″ width=”476″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>