Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët katolikë me rastin e Pashkës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit për një shoqëri më të bashkuar dhe të drejtë për të gjithë.
Në mesazhin e tij, Hamza uroi paqe, gëzim dhe qetësi shpirtërore për të gjitha familjet.
Postimi i tij:
Në këtë të diel të Pashkëve katolike, ua uroj festën të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.
Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë.
Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!








