TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE vendos një gjobë prej 390 milionë euro ndaj META

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BE vendos një gjobë prej 390 milionë euro ndaj META

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave tha se Meta duhet të paguajë dy gjoba – një me vlerë 210 milionë euro për shkelje të rregullores GDPR, dhe një me vlerë 180 milionë euro për shkelje të njëjta kësaj here nga Instagram, transmeton PCWorld.

Së bashku dy penalitetet financiare kapin vlerën e 390 milionë eurove ose 414 milionë dollarë.

Ato vinë pas dy hetimeve nga autoriteti rregullator Irlandez i cili është kritikuar së shumti për vonesat e këtij procesi. DPC filloi hetimin më 25 Maj 2018 ditën që GDPR-ja hyri në fuqi.

Paketa e ligjeve të privatësisë vendos kufizime të rrepta ndaj firmave për mënyrën sesi përpunojnë informacionet personale të përdoruesve. Ato që janë në shkelje të këtyre rregullave, rrezikojnë penalitete deri në 4% të të ardhurave globale vjetore.

Vendimi i ditës së Mërkure detyron Meta që operacionet e saj të përpunimit të të dhënave të jenë në përputhje me GDPR brenda tre muajsh. Komisioni Irlandez është autoriteti lider rregullator Evropian dhe që ushtron juridiksion mbi Meta dhe disa gjigantë të tjerë të teknologjisë duke qenë se zyrat qendrore të tyre janë në Irlandë.

Meta, emër të cilin e ndryshoi nga Facebook në 2021, tha ditën e Mërkure se planifikon të apelojë vendimin.

“Ka pasur një paqartësi rregullatore lidhur me çështjen dhe debati mes rregullatorëve dhe politikbërësve vijon prej kohësh,” tha një përfaqësues i Meta.

“Ideja se reklamat e personalizuara nuk mund të ofrohen nga Meta në mbarë Evropën pa miratimin paraprak të çdo përdoruesit është e gabuar,” tha Meta.

“Për këtë arsye kundërshtojmë vendimin përfundimtar të DPC dhe besojmë se veprimet tona janë në përputhje me ligjet e GDPR.”

Një goditje e rëndë për financat e Meta në Evropë

Deri më sot Meta mbështetej tek ndërgjegjësimi individual i përdoruesit për përpunimin e të dhënave nga reklamat e sjelljes. Pas hyrjes në fuqi të GDPR, kompania ndryshoi termat e shërbimit për Facebook dhe Instagram dhe bazën ligjore mbi të cilat përpunon informacionin e mbështeti tek nevoja kontraktuale.

Të njëjtin vit, aktivisti Austriak i privatësisë Max Schrems, dërgoi një ankesë duke thënë se ky ndryshim detyron përdoruesit të pranojnë përpunimin e informacioneve të tyre për reklama të shënjestruar në këmbim të përdorimit të platformave të Meta.

Ditën e Mërkure Schrems përmes një deklarate tha se vendimi i DPC do thotë se Meta ka për të ndërtuar versione të aplikacioneve që nuk përdorin të dhënat personale për reklamim.

Ai shtoi se Meta do të lejohet të marrë miratimin e përdoruesit.

“Është një goditje e rëndë për fitimet e Meta në Evropë,” tha Schrems. “Njerëzit tashmë duhet të pyetën nëse duan që të dhënat e tyre të përdoren për reklama ose jo. Ata duhet të shtojnë një opsion “po ose jo” dhe përdoruesit mund të ndryshojnë mendjen kurdoherë.”

Në Dhjetor, Bordi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave, i cili koordinon veprimet rregullatore rreth privatësisë në vendet e Unionit tha se Meta nuk duhet të lejohet të përdorë kontratat si bazë ligjore për përpunimin e  të dhënave të përdoruesve për reklama duke i quajtur veprimet e kompanisë të paligjshme.

Edhe DPC tha të njëjtën gjë, se Meta nuk mund të përdorë kontratat duke shitur shërbimin e Facebook dhe Instagram në këmbim të të dhënave personale të përdoruesve siç e trajton edhe Artikulli 6 i GDPR.

Gjobat e vendosura nga DPC ishin ndjeshëm më të larta sesa ishin parashikuar në Tetor prej 28 milionë dhe 36 milionë eurosh respektivisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp? – tregon Zuckerberg

Sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp? – tregon Zuckerberg

UpScrolled bëhet aplikacioni më i shkarkuar në SHBA mes akuzave për censurë në TikTok

UpScrolled bëhet aplikacioni më i shkarkuar në SHBA mes akuzave për censurë në TikTok

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Gjuajtje me armë, përplasje e qëllimshme me veturë dhe arrestime – Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK një grua, rasti po hetohet si shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

1 Shkurti, Dita Kombëtare e Lirisë dhe fundi i skllavërisë në ShBA

1 Shkurti, Dita Kombëtare e Lirisë dhe fundi i skllavërisë në ShBA

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët dhe me shi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën