TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE pret hapa të tjerë nga Kosova për të hequr masat

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
BE-ja do t’u japë mbrojtje të përkohshme refugjatëve që ikin nga Ukraina

Bashkimi Evropian

Heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri, thanë burimet diplomatike.

Sipas këtyre burimeve, këto hapa që po ndërmerr Kosova “janë hapa në drejtim të duhur”, por në BE presin që të shohin edhe hapa të tjerë.

Reklamë

“Masat ndaj Kosovës nuk ishin vendosur aq lehtë, ato janë të kthyeshme dhe nuk do të zgjasin asnjë ditë më shumë se sa duhet. Por, për tërheqjen e tyre duhet dëshmi se Kosova po i ndërmerr të gjitha hapat që janë kërkuar nga ajo dhe për shkak të së cilave edhe ishin vendosur këto masa”, tha një burim në BE për Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të paraqitura nga blloku evropian, Brukseli në fund të qershorit nisi të zbatonte disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Megjithatë, më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

As në BE nuk i janë përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse pajtimi i arritur me Kosovën për shtensionimin e situatës në veri të shtetit, do të çojë në heqjen e masave ndëshkuese që Brukseli ka vendosur ndaj Prishtinës.

Një zëdhënës i BE-së tha për REL-in se “nuk kemi asgjë për të shtuar asaj që përmes një postimi në Twitter ka thënë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, kur mirëpriti përkushtimin e Kosovës dhe pret nga Kosova hapa të tjerë pozitivë për të vazhduar avancimin në këtë drejtim”.

Borrell deklaroi më 12 korrik se do të vazhdojë puna me Kosovën dhe Serbinë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.“Procesi po vazhdon”, tha zëdhënësi, duke kujtuar se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, janë pajtuar për hapat e parë prioritarë në tri fusha që kishe kërkuar BE-ja.

“Kjo përfshin zvogëlimin e menjëhershëm të pranisë së policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave, kryerje të vlerësimeve të rregullta të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe KFOR-in sipas nevojës, të shqyrtohet mundësia për zvogëlim të mëtejmë të pranisë, të mos bëhet asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën dhe të inkurajohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, sikur edhe krijimi i bazës ligjore për zgjedhje“, tha zëdhënësi.

Ai po ashtu konfirmoi se Lajçak ka ftuar në takim javën e ardhshme kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“Presim që palët të pajtohen për hapat e radhës të cilët do të mundësojnë nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes, pa vonesa të reja”, tha zëdhënësi.

Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë në veri, nën përcjelljen e policisë, hynë në ndërtesat komunale. Serbët në veri kanë protestuar duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

Deri një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Një i vdekur në një aksident komunikacioni në Klinë

Java fillon me mot të mirë

Sot mot me diell

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

Deri një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Një i vdekur në një aksident komunikacioni në Klinë

Pse kafeja ju bën të lumtur në mëngjes

Pse kafeja ju bën të lumtur në mëngjes

Java fillon me mot të mirë

Sot mot me diell

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Vdes gjyqtari Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë dhe humanizmin e tij në sallën e gjyqit

Vdes gjyqtari Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë dhe humanizmin e tij në sallën e gjyqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X